Pas takimit të Kosovës në Baldushk, kreu i PS në zonë: Vota ime për Halim Kosovën

468
Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova dëgjoi nga afër banorët e Baldushkut, për shqetësimet që kanë dhe bisedoi me ta për projekte që do të ndihmojnë në rritjen e prodhimit dhe në krijimin e mundësive për të shitur mallin e tyre. I pranishëm ishte dhe kreu i Partisë Socialiste të Baldushkut, i cili shprehu mbështetjen për kandidaturën e z.Kosova.
“Unë jam i Partisë Socialiste, 15 vjet kryetar i Partisë Socialiste këtu në Baldushk. Unë kam pas gruan në një periudhë me një fjalë të monizmit që … ti ke punuar shumë mirë dhe kjo punë mua më ka vlejtur shumë. Dhe unë jam shumë mirënjohës dhe vota ime është për ty”.
Halim Kosova tha se ai nuk bën dallime partiake.
“Kurrë, kurrë, kurrë, në 35 vjet mjek nuk kam pyetur ndonjëherë para se të jap ndihmën, ore nga vjen ti, çfarë partie je ti, që po qe se je tek ajo partia që unë mendoj do të ndihmoj. Absolutisht, kurrë”, tha Kosova.
Qytetari: Jemi shumë në hava dhe nuk e dimë se tani jemi bërë shtëpi e madhe. Si do funksionojë pushteti vendor?
Halim Kosova: Sa fëmijë keni?
Qytetari: Katër
Halim Kosova: A bën ndonjë dallim ti? E lë njërin me kostum firmato dhe njërin zbathur në shtëpi? Ia ndan të gjithëve njësoj sipas nevojave. Kjo është ajo që do bëj unë me stafin në Bashki. Që kush është në shërbim të qytetarit dhe banorëve , kush nuk i pengon, kush nuk ia shton hallet, kush nuk ia shton burokracinë, do rrijë më mua. Ku është halli më i madh aty do bëhet edhe investimi ose sulmi, por të jeni të sigurtë që nuk do të ketë asnjë lloj harrese dhe asnjë lloj diskriminimi për asnjë zonë të Tiranës.
Banorët e Baldukusht ngrenë shqetësimin për ndërprerjen në dy vitet e fundit të subvencioneve për bujqësinë.
“Kjo komuna jonë ka prioritet të madh bujqësinë dhe këto dy vitet e fundit nuk janë dhënë fare subvencione. A ka mundësi që ju të jeni Zoti jonë përshembull që të kërkoni ato pak fonde që të na ndihmojnë?”, thotë një banor.
“Bashkia ka krijuar këtë fond si garanci në Bankë për kreditë që do jepen me zero përqindje. Fondi që ti merr, të bën që në fillim të fillosh të japësh rezultate maksimale, bën sera a ble mjete për të punuar tokën, a ble më shumë plehra. Kjo është puna jote se si do e bësh ti planin, është plani dhe projekti i çdo njërit nga ju që do pretendojë të marë këtë fond pa përqindje, pa përqindje sepse ato i mbulon Bashkia dhe pa garanci sepse ato i mbulon Bashkia, pa diskutim për t’ju ndihmuar juve”, shprehet Kosova.
“Kërkoj fushë, kërkoj asfalt për të çuar perimet, për të çuar gjëra. S’duhet të shkojmë në Kashar për të çuar gjërat”, thotë një banor.
“Kjo do bëhet me një treg shumë të bukur, portativ, e thua, nesër ditë e Hënë, Rr. Myslym Shyri, nga ky segment tek ky segment do të jetë e mbyllur sepse fshatarët e Baldushkut , Bërzhitës e kështu me rradhë do të shesin prodhimet e tyre. Ne do t’i shohim të gjitha variantet por unë mendoj që më e lehta dhe më praktikja është që ju mos lodheni t’i çoni gjërat në Tiranë, por ne të krijojmë një sistem menaxhimi midis jush dhe qytetarëve që kanë nevojë, si ajo që ju prodhoni ju të shkojë aty ku duhet. Po si ka mundësi që ti ta prodhosh në Berat ose në Lushnje ose në Fier dhe të të dalë kostoja për ta shitur në Tiranë, duke qenë se Tirana ka gjithë këto fshatra, gjithë këto hapësira që mjafton t’i kombinojmë, t’i menaxhojmë më mirë prodhimet tona dhe mënyrën se si ato t’i shkojnë tregut, është shumë më mirë për ju por është shumë më mirë edhe për qytetarët e Tiranës që në çmim mos të kenë dhe kostot e tjera shtesë”, tha Kosova.
Në këtë takim, mori pjesë dhe një nga mjekët që e ka njohur Halim Kosovën në ditët e para të karrieres. Ai sot ka një klinikë private në zonën e Baldushkut, por erdhi për të dëgjuar mikun e tij të vjetër.
“Jam ai që e kam marë në punë për herë të parë Halimin, kam qënë drejtori i parë i Halimit dhe e kam rrit vetë dhe kuptohet po rrite një njeri të mirë merr lavdrime, po rrite një të keq do të marësh të kundërtën. Nëse doni të shikoni punën e Halimit, unë them vetëm kaq, doktor Halimi është shquar më tepër si menaxhues dhe ka marë më tepër emër si menaxhues se sa si mjek specialist dhe dijeni që Partia Demokratike për mendimin tim njeri më të përshtatshm se Halimi nuk mund të kishte për ta zgjedh”, u shpreh kolegu i z.Kosova.
Sigal