Pas shkarkimit nga Drejtor i Postës, Majlind Lazimi letër falenderuese për miqtë dhe qytetarët

678
Drejtori I liruar I Postës Shqiptare, Majlind Lazimi pas shkarkimit të papritur nga detyra duke e konsideruar vendim tërësisht të pabazë mbi ligj ka shkruar një letër të shkurtër falenderimi në rrjetin e tij social Facebook. Lazimi falenderon miq, kolegë dhe qytetarë që e kanë mbështetur në këto “kohë të çuditshme”. Ai shprehet më tej se ka qenë I nderuar të punojë në këtë pozicion dhe I ruon suksese të mëtejshme Postës Shqiptare. 

Postimi I plotë: 
FALEMINDERIT!
Dua të falenderoj nga zemra qindra dhe mijëra miq, kolegë, punonjës dhe qytetarë që më kanë telefonuar dhe më kanë çuar sms falenderimi dhe mbështetjeje në këto kohë të çuditshme kur paligjshmëria, arroganca, neveria ndaj përkushtimit të detyrës dhe përgjegjësive institucionale po arrin kufij që edhe regjime diktatoriale do ta kishin zili. 
Nuk dua tju lodh me mungesën e arsyeve ligjore për këtë urdhër absurd të lirimit tim nga detyra, çështje të cilën do ta ndjek në gjykatë për ta çuar drejtësinë deri në fund në mbrojtje të integritetit dhe dinjitetit tim me shpresën që tashmë vetingu të funksionojë për qytetarët.
Këto 3 vite në krye të Postës Shqiptare, u kurorëzuan me konsolidimin e një Shoqërie Tregtare nga më të suksesshmet në vend. 
Kanë qenë vite menaxheriale të mbushura plot sfida, vështirësi, pabesi, por edhe arritje financiare të pamohueshme duke e transformuar këtë institucion në një model të shërbimit cilësor, për mbi 1 milion klientët tanë.
Kam qenë i privilegjuar të sherbej së bashku me stafin tim dhe mbi 2500 punonjës në mbi 500 zyra në çdo cep të Shqipërisë, edhe në fshatrat më tëhumbura ku asnjë zyrë e shtetit të “rilindur” nuk ekziston.
Jam i sigurtë që puna që çdo punonjës i Postës Shqiptare ka kryer në shërbim të 630 mijë pensionisteve, të mijëra e mijëra qytetarëve na ka bërë krenar dhe të përulur për kontributin tonë për të krijuar një institucion model dhe modern.
Fatkeqësisht, politika po “verbëron” interesin publik të institucioneve shtetërore të cilat janë pasuri kombëtare dhe jo “tepsi pazaresh”, pavarësisht nga kush drejtohet.
Jam mirënjohës për të gjithë ata të cilët më kanë besuar dhe mbështetur në këtë detyrë mjaft fisnike.
Suksese të mëtejshme Postës Shqiptare!
FALEMINDERIT!
Sigal