Pas rritjes së numrit të të infektuarve reagon Vasili : Qeveri lere propagandën, që vret, po shtroju punës !!

42
Sigal

Pas rritjes alarmante të numrit të rasteve të të infektuarve me Covid në vendin tonë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar dhe Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili duke thënë se 833 raste të reja infektimi është një këmbanë shumë serioze alarmi.

“Çdo profesionist i mjeksise e kupton me se miri qe situata eshte e rende, ndersa propaganda e peshtire kalon çdo kufi neverie. Në mungesë të mbulimit me vaksina që është qartësisht e largët, duhet ridimensionuar gjithshka. Sasia e Testimeve që ndryshojnë nga dita në ditë duhet të marrë fund si mashtrim në dëm të shëndetit të njerëzve. Gjurmimi dhe trajtimi duhen rishikuar e plotësuar gjerësisht sepse çalojnë në mënyre kritike dhe fjalimet e Ramës në oborrin e QSUT-së, jane shfaqje afrikane dhe jo përgjegjshmëri profesionale dhe shtetërore.”, – shprehet Vasili në postimin e tij.

 

Postimi i tij i plotë :

COVID perpara, qeveria pas dhe trasta e vaksinave ne mes!
833 raste te reja te infektuara me COVID eshte kembane shume serioze alarmi.
Pritej nje qendrim publik pas nje analize profesionale te ketyre shifrave tejet preokupante dhe ku Komiteti i Eksperteve te shprehej e te merrte pergjegjesite qe i takojne.
Komiteti i Esperteve nuk mundet te vazhdoje më te sillet si dispeceri e qarkullimit rrugor, qe jep vetem oraret e hapjes dhe mbylljes se daljes ne rruge.
Mjerisht asnje qendrim i tille nuk u mbajt.
Shqiptaret kane parë qindra minuta televizive me Edi Ramen ne balle ne keto jave, kur vetem nje traste vaksina po aplikohen me hapin e breshkes vetem per te mbajtur gjalle propaganden e rilindjes.
Çdo profesionist i mjeksise e kupton me se miri qe situata eshte e rende, ndersa propaganda e peshtire kalon çdo kufi neverie.Ne mungese te mbulimit me vaksina gje eshte qartesisht e larget duhet ridimensionuar gjithshka.
Sasia e Testimeve qe ndryshojne nga dita ne dite duhet te marre fund si mashtrim ne dem te shendetit te njerezve. Gjurmimi dhe trajtimi duhen rishikuar e plotesuar gjeresisht sepse çalojne ne menyre kritike dhe fjalimet e Rames ne oborrin e QSU, jane çfaqje afrikane dhe jo pergjegjshmeri profesionale dhe shteterore.
Periudha stinore eshte nje rrezik i shtuar.
Covid perpara dhe qeveria pas dhe nje traste vaksina ne mes,do te thote: mijra te infektuar te tjere, shume prej te cileve pa kujdes mjeksor dhe pa para’ per ta perballuar si dhe humbje jete te tjera te shenuara apo jo nga qeveria.
Qeveri lere propaganden, qe vret, po shtroju punes!!