Pas një jave të ngjeshur takimesh Ilir Meta festë në Çorovodë

414
Pas një jave të ngjeshur takimesh por edhe deklaratat, Kryetari i Kuvendit Meta ka zgjedhur këtë prag fundjave të shkojë në Çorovodë. E ku tjetër përveç vendlindjes së tij për të shkarkuar lodhjen e një jave të ngjeshur politike.
Ai është takuar me banorët e zonave, ku nuk ka munguar edhe një foto me disa vajza të reja të veshura me kostume popullore, tradicionale për zonën.
Lajmin për vizitën e Metës atje e ka bërë të ditur vetë Këshilltari i tij Emiljano Aleksi.
“Aty ku fjala është Institucion”, shkruan Aleksi bashkëngjitur fotos.
Duhet thënë se java që po lëmë pas është një nga më të vrullshmet përsa i përket zhvillimeve politike. 
Sigal