Pas Monika Kryemadhit nxiton edhe kryebashkiaku Veliaj në Kombinat

159
Frika e PS mbetet LSI.
Kjo tashmë duket hapur nga kryeministri Rama që ka halë në sy vetëm LSI, sepse vetëm kjo forcë politike do t’ja humb pushtetin sektit rilindas. Një gjë mbetet e qartë në PS, pa votat e LSI, nuk ka qeveri të re pas 25 prillit, prandaj janë turr me “kuç e maç” kundër LSI.
Kryeministri që ka “tepsinë dhe timonin” personalisht prej katër vitesh, nuk ka mbajtur premtimet, ndaj humbja mbetet e sigurtë për PS-në. Duke ditur se në Durrës dhe krejt Veriun, Rilindja do pësojë humbje drastike, sikurse edhe në Elbasan, ku humbja po troket apo në Berat, ku Rilindja do jetë në kuotat më të ulta historike, sikurse në Vlorë, ku shefi shtabit politik të mazhorancës Damian Gjiknuri do mbetet me gishta në gojë, pa harruar Korçën që as ushtarët e ministrit Niko Peleshi nuk e shpëtojnë; ndaj janë sulur në Tiranë me çdo gjë me shpresën se Erion Veliaj do ti shpëtojë nga turpi rrënues me 25 prill.
-Të paktën Tiranën e dua me fitore!- është shprehur kryeministri Rama pardje në një takim pune në selinë rozë. Dhe më tej Rama ka shtuar se “gjithçka kundër LSI”.
Rritja e kuotave të LSI, synimi për të marrë 11 mandate deputeti në qarkun e Tiranës apo takimi shumë popullor i pardjeshëm i Monika Kryemadhit në Kombinat ku u mblodhën në takime të veçanta në kushte pandemie, 500 të rinjë që do votonin për herë të parë, kanë sjellë reagimin kryeministror. Edi Rama ka urdhëruar survejimin e çdo takimi të Kryemadhit nga frika e ikjes së socialistëve dhe të rinjve drejt LSI. Ndaj dje ishte krejt qeveria në Kombinat, ndërsa sot shkoi kryebashkiaku Veliaj me nxitim në pikë të mëngjezit.
Erion Veliaj tha se “Transformimi i Kombinatit është fryt i punës, qoftë për ta ringritur më të fortë me rindërtimin e shtëpive dhe lagjen e re, qoftë me investimet që kanë prekur drejtpërdrejtë jetën e banorëve këtu. Jam krenar për gjithçka kemi bërë dhe do të bëjmë, sepse më e mira është përpara!”.
Por qeverisja qendrore dhe lidhjet e saj me krimin e botën e oligarkëve ia kanë vështirësuar punën kryebashkiakut, që shikohet si shpresa e PS pas ikjes së Edi Ramës.
Sigal