Pas lajmit të “Shuplakës”, Zëvendëskryeministrja Mandija kërkon hetim për Dritan Lelin

528
Pas lajmit të “Shuplakës” Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija ka kërkuar hetim për kryetarin e Bashkisë së Vlorës Dritan Lelit.
Kjo për shkak se dhënia e Sheshit ndaj një subjekti politik është bërë në mënyrë të jashtëligjshme.
Leli për dy muaj rresht, i ka dhënë një një subjekti politik një shesh publik të qytetarëve, të cilët paguajnë taksa. Nga ana tjetër qytetarët e Vlorës janë privuar për 2 muaj rresht në përdorimin e këtij sheshi, mirëmbajtja e të cilit paguhet nga taksat e tyre.
Pak kohë më parë Mandija i kishte kërkuar llogari në një shkresë zyrtare Lelit, po mesa duket përgjigja nuk ka ardhur dhe në rast se ka ardhur nuk ka qenë e argumentuar.
Sipas dokumentit të siguruar nga “Shuplaka”, Bashkia e Vlorës i ka dhënë për 2 muaj rresht një shesh publik një partie politike.
Dokumenti në fjalë është përgjigja që i ka kthyer Bashkia e Vlorës Lëvizjes Socialiste për Integrim në kërkesën e saj për të mbajtur takimet e saj elektorale duke i thënë se “sheshi i është dhënë një subjekti tjetër publik”. Kjo përgjigje nxjerr krejtësisht zbuluar Lelin.
NJOFTIMI I ZËVENDËSKRYEMINISTRES: 
Zëvendëskryeministri, në cilësinë e drejtuesit të Task-Forcës “Për monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, në përfundim të verifikimit të shqetësimeve të bëra publike nga një grup i këshilltarëve bashkiakë të subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, lidhur me mosmiratimin nga ana Kryetarit të bashkisë Vlorë të kërkesës së këtij subjekti për përdorimin e sheshit para pallatit të sportit “Flamurtari” Vlorë me argumentin se ky shesh i është dhënë në përdorim një subjekti tjetër politik për periudhën dy mujore nga data 01.5.2017 – 30.6.2017, ka referuar rastin në organin e prokurorisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim ushtrimin e funksionit kushtetues të ndjekjes penale ndaj z. Dritan Leli me detyrë Kryetar i bashkisë Vlorë.
Nga vlerësimi i rastit nga ana e Zëvendëskryeministrit, rezulton se ekziston dyshimi i arsyeshëm se z. Leli, me veprimet dhe mosveprimet e tij për dhënien e lejes dy mujore një subjekti politik të caktuar për të përdorur sheshe apo vendkalime publike, në kundërshtim me ligjin nr.8773, datë 23.4.2001 “Për tubimet” dhe ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore” të parashikuara përkatësisht nga neni 248 dhe neni 325 të Kodit Penal.
(E.KSHUPLAKA)

Sigal