Pas dështimit të negociatave me PD, Rama në zyrën e Metës

512
Një ditë pas dështimit të negociatave mes palëve politike për kalimin e ngërçit politik, kryeministri Edi Rama ka shkuar në zyrën e kreut të Kuvendit, për të zhvilluar takimin e përjavshëm një ditë para seancës plenare. 

Takimi po zhvillohet në kryesinë e Kuvendit dhe mendohet se në qendër të diskutimit do të jetë situata politike.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ende nuk ka bërë një reagim për mos arritjen e negociatave me PD, ndërsa Rama tha se është i hapur për çdo dialog pa kushte, duke mos pranuar negocim për vettingun. 

Nga ana e tij, kryedemokrati Basha tha se negociatat dështuan për faj të Ramës, i cili nuk pranoi qeverinë teknike. 
Sigal