Pas Bashës, ambasadori Lu takon kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi

518
Pas 60-minutave takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu është drejtuar për tek zyrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kreu i diplomacisë amerikane ka nisur një takim me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, prej orës 12:20.
Takimi vjen në një situatë të tensionuar politike, kur opozita ka paralajmëruar sërish një valë protestash pas zgjedhjes së Kryeprokurorit të ri.
Ambasada Amerikane reagoi menjëherë pas protestës së opozitës dhe dënoi dhunën në Kuvendin e Shqipërisë dy ditë më parë, ku Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme u zgjodh mes kaosit dhe tymueseve.
Sigal