Pas 30 minutash, përfundon takimi i Donald Lu me Prokuroren e përkohshme

546
Ka zgjatur vetëm 30 minuta, takimi i ambasadorit amerikan Donald Lu me Prokuroren e përkohshme Arta Marku.
Takimi nisi në orën 10:00 në Prokurorinë e Përgjithshme dhe përfundoi në 10:30.
Ai u zhvillua para mbledhjes që Marku do të ketë me vartësit e saj, tre ditë pas marrjes së detyrës.
Ambasadori amerikan e ka përkrahur zgjedhjen e Prokurores së përkohshme.
Dje, Lu u takua me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën dhe me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin, në takime të ndara, lidhur me protestën që ata mbajtën brenda dhe jashtë Kuvendit ditën e zgjedhjes së Markut si dhe hapat e mëtejshëm.
Sigal