Partia Agrare Ambientaliste: Qeveria e dështuar – Rama i ka lënë shqiptarët në dorë të perëndisë

302
Sigal

Partia Agrare Ambientaliste ri-përsërit apelin e saj publik për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të plotë për rikthimin e emigrantëve shqiptarë në vendet e tyre të punës. Rritja e testimeve, shkurtimi i kohës dhe i kostove të testimeve janë zgiidhja për eleminimin e krizave humanitare në kufi.

PAA vlerëson se varianti i vendosjes së “racioneve ditore” të kufizuara për numrin e emigrantëve që do të kalojnë në çdo pikë kufitare me Greqinë nuk e zgjidh problemin por rrezikon kthimin e rradhëve torturuese.

Çdo ditë vonesë e kthimit të emigrantëve në vendet e tyre të punës është një kosto e rëndë për ata dhe fëmijët e tyre.

Zgjidhja është rritja e numrit të testimeve dhe shkurtimi maksimal i kohës së marrjes së rezultateve.

Kostot e testimeve duhet të jenë zero siç po e ofrojnë shumë vende europiane. Shqipëria po merr shumë financime falas për përballjen me covid-19.

Qeveria Rama duhet të reduktojë në maksimum çdo kosto direkte dhe indirekte që i varfëron emigrantët shqiptarë.

Qeveria shqiptare duhet të ndërmjetësojë me argumenta të qarta dhe shifra të sakta përse është e domosdoshme të rritet numri ditor i emigrantëve që kthehen në Greqi dhe të lehtësohet në mënyrë të përbashkët kostoja e testimeve mjekësore.

Greqia është një përfituese e madhe nga paketat antikrizë, ku kostot shtesë të përballjes me covid-19 i financohen falas nga BE.

Rama duhet të mësojë nga rasti i mëparshëm kur rradhët kilometrike për të cilat Rama përbetohej se nuk kishte asnjë zgjidhje, u zbrazën brenda pak orëve, pas angazhimit të përkushtuar të ministrit Majko dhe Kryepeshkopit Anastas.

Qeveriaka të automatizuar informacionin se sa emigrantë kanë hyrë në Shqipëri, nga cilat pika kufitare kanë ardhur, di se sa kthehen çdo ditë, ka të dhëna disa vjeçare për flukset hyrëse dhe dalëse të emigrantëve për festat fundvitit dhe gjatë pushimeve.

Ky informacion ndihmon qeverinë ta ketë të lehtë të argumentojë dhe bashkëpunojë me qeverinë greke për numrin optimal të detyrueshëm  për  daljet ditore të emigrantëve në pikat kufitare.

Ndërsa vonesat në trajtimin e krizës së rradhëve kilometrike  duhet të jenë një mësim i hidhur se sa shumë e rëndon gjëndjen e emigrantëve, një qeveri e paditur, e tejlodhur, e papërgjegjshme, arrogante dhe e babëzitur, e cila edhe në kohën e tre krizave të rënda ka përzgjedhur si fokus kontratat miliarda euro për marrëveshjet publike private preferenciale që do të rezultojnë borxhe të rënda.

Çdo propagandë e mërzitshme mediatike për suksese, është tipike për qeveri të dështuara dhe jo demokratike.