Parlamenti voton shkarkimin e Presidentit, Petrit Vasili: “Pupacë” mos na zhgënjeni

171
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka një thirrje për parlamentin, i cili voton sot raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Vasili i cilëson deputetët “pupacë” dhe iu bën thirrje të mos zhgënjejnë dhe ta votojnë shkarkimin në unanimitet. Ndërkohë iu sugjeron t’i zgjasin mandatin vetes me 1 ose 2 vjet.

“Pupacë aman mos na zhgënjeni sot. E duam shkarkimin me unanimitet. Pupacë jeni që jeni, futini një votim dhe zgjatjani mandatin vetes një vit a dy vjet a pesë vjet.

Si mund të ikni dhe t’i lini reformat pambaruar ju, aman se ne juve ju kemi shpresën e vetme për negociatat. Përpara karavidhe mos ndaloni, atdheu tek ju i ka sytë.🤣🤣🤣”, shkruan Vasili.