Parlamenti Holandez: Vendos sot vizat me Shqipërinë

773
Sigal

Parlamenti holandez do t’i kërkojë qeverisë, që t’i propozojë Komisionit Evropian

Të vendosen vizat për Shqipërinë

Holanda do të votojë kundër çeljes së negociatave për Shqipërinë në qershor, si dhe do të kërkojë rikthimin e vizave. Para disa ditësh në parlamentin holandez u zhvillua një interpelancë me ministrat, lidhur me problemet e krimit të organizuar të emigrantëve shqiptarë. Dy ministrat siguruan parlamentin holandez se Holanda është kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë për shkak të gjendjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qëndrim, i cili iu është bërë i ditur autoriteteve shqiptare. Për shkak të lidhjeve me krimin e organizuar dhe deputetët e parlamentit holandez hodhën idenë e rikthimi të vizave. Partitë e koalicionit qeveritar paraqiten një rezolutë ku i kërkohet qeverisë holandeze, që BE-ja të pezulloje lëvizjen e lirë dhe të rikthejë regjimin e vizave me Shqipërinë.

Parlamenti holandez miraton rezolutën kundër Shqipërisë

Një grup prej katër anëtarësh të parlamentit holandez ka nisur një mocion për të ndaluar përkohësisht lëvizjen e lirë pa viza të shqiptarëve në zonën ‘Schengen’. Më 11 prill, parlamenti holandez debatoi mbi këtë mocion, duke siguruar mbështetjen e shumicës. Tashmë, Parlamenti do t’i kërkojë qeverisë së Holandës t’i propozojë Komisionit Evropian nisjen e procedurës së ‘ndalimit emergjent’, i cili mundëson pezullimin e udhëtimit të lirë, pa viza. Deputetët holandezë kërkojnë ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve, për shkak të luftës që po bëjnë ndaj krimit të organizuar. ‘Dhoma, pas dëgjimit të diskutimit, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të konsiderueshme të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë dhe pasi këto organizata kriminale po abuzojnë me mundësinë e udhëtimit të lirë nëpër Evropë pa viza duke zgjeruar kështu më tej rrjetin e tyre të kontrabandës; duke vënë në dukje se pezullimi i kërkesës për viza për Shqipërinë ishte subjekt i kushteve të ndryshme, duke përfshirë luftën kundër krimit ndërkufitar; i bën thirrje qeverisë të paraqesë një kërkesë në Komisionin Evropian për të iniciuar procedurën e ‘ndalimit emergjent’ për të pezulluar përkohësisht liberalizimin e vizave të Shqipërisë’, thuhet në shënimin e vendimit të Parlamentit. Në janar të vitit 2018, Franca kërcënoi gjithashtu se do të vendoste Vizave ‘Schengen’ ndaj shqiptarëve, pasi 730 kërkesave për azil në vitin 2017.