Parlamenti Evropian zgjedh italianin David-Maria Sassoli si Presidentin e ri

393
Sigal

David-Maria Sassoli, një ligjvënës italian i qëndrës së majtë, u zgjodh Presidenti i ri i Parlamentit Europian. mediat ndërkombëtare njoftojnë se votimi për të u zhvillua ndërmjet tensioneve për postet e tjera të larta të Bashkimit Europian, që janë ende në pritje për t’u miratuar.

Parlamenti Europian e plotësoi postin e kreut të vet të mërkurën, me ligjvënësit që zgjodhën David-Maria Sassoli si Presidentin e ri të asamblesë.

Sassoli, një ligjvënës në bllokun e socialistëve dhe demokratëve të qëndrës së majtë, mori një shumicë absolute me 345 vota në raundin e dytë të votimit.