Parlamenti Evropian voton sot: A do të zgjidhet Ursula, presidente e KE?

518
Sigal

Të martën Ursula von der Leyen do të përballet me votimin si presidente e ardhëshme e Komisionit të BE, rezultati nuk dihet. Por pavarësisht nga rezultati në Bruksel, ajo të mërkurën do të tërhqet nga posti i ministres.

Nga Deutsche Welle

Politikania kristiandemokrate e publikoi në twitter vendimin e saj: “Unë dua të fitoj nesër besimin e Parlamentit Europian”, shkruan Ursula von der Leyen. “Pavarësisht rezultatit të mërkurën do të tërhiqem si ministre e Mbrojtjes, për t’ia kushtuar të gjitha forcat shërbimit në Europë. Jam thellësisht mirënjohëse për vitet me Bundeswehrin.”

Me premtime e reja për temat si mbrojtja e klimës dhe të drejtat paramentare Ursula von der Leyen kërkoi mbështetje për zgjedhjen si presidente e Komisionit të BE-së.  Në një shkresë prej tetë faqesh drejtuar socialdemokratëve europianë ajo deklaron ndër të tjera se do të ndërmarrë një nismë të re për pakësimin e emetimeve të gazrave të efektit serë. Deri në vitin 2012 ajo do të paraqesë një plan për bisedeimet mbi klimën, se si “në mënyrë të përgjegjshme” të arrihet pakësimi me 55 përqind i këtyre gazrave në atmosferë. Deri më 2050 BE-ja duhet të bëhet neutral ndaj klimës.

Duke iu referuar kërkesasve të socialdemokratëve, politikania e CDU-së premton se dëshiron të arrijë vendosjen e kritereve ligjore për pagën minimale në mbarë BE-në, dhe të avancojë luftën kundër papunësisë tek të rinjtë. Programi i shkembimeve Erasmus duhet të zgjerohet edhe për ata që ndjekin shkollat profesionale. Lidhur me politikën e refugjatëve ajo shpreson tek një mekanizëm i ri për ndarjen e barrës mes vendeve anëtare.

“E drejta për nisma ligjore” për Parlamentin e BE

Ndryshe nga deri më sot, von der Leyen synon edhe një rol më të fuqishëm të Parlamentit Europian në procesin legjislativ të BE-së, sepse deri tani vetëm Komisioni i BE-së ka pasur të drejtë të ndërmarrë nisma ligjore. Ndaj kërkesave për një pozicionim më të qartë lidhur me shtetin ligjor në Poloni dhe në Hungari von der Leyen në dëgjimin parlamentar reagoi disi e rezervuar.

Sfidat me të cilat konfrontohet Europa, shkruan von der Leyen, mund të përballohen vetëm me vendosmëri dhe duke mbrojtur vlerat e përbashkëta, por edhe duke u angazhuar për një shoqëri më korrekte, më tolerante dhe më me barazi.

Von der Leyen pas emërimit nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive këtë të martë (16.07) duhet të përballet edhe me votën në Parlamentin Europian. Aty ajo është e varur pjesërisht prej votave të socialdemokratëve europianë, në mënyrë që të arrijë shumicën absolute të kërkuar. Të gjelbërit dhe të majtët javën e kaluar, deklaruan, se nuk duan ta votojnë ministren gjermane të Mbrojtjes.