‘Paratë janë për oligarkët’/ Bardhi-Ramës: Lere propagandën e justifikimet bajate!

294
Sigal

Për qytetarët nuk ka para sepse ato shkojnë për oligarkët pranë qeverisë.

Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Sipas tij, Rama nuk mund dhe nuk duhet ti ikë përgjegjësisë si Kryeministër për t’u siguruar shqiptarëve të paktën pagën e mbijetesës, ndërsa fton kryeministrin të heqë dorë nga propaganda dhe justifikimet bajate.

“Edi Rama nuk mund dhe nuk duhet ti ikë përgjegjësisë si Kryeministër për t’u siguruar shqiptarëve të paktën pagën e mbijetesës. Për qytetarët nuk ka para, nuk ka ushqim, thotë Edi Rama,- sepse kanë rënë të ardhurat, ndërsa për oligarkët vazhdojnë pagesat dhe nën mbishkrimin sekret kryehet vjedhje e jashtëzakonshme e parave të qytetarëve me tenderat në këtë kohë krize. Paratë janë. Mjafton të ndalësh korrupsionin me tendera dhe të anullosh koncesionet korruptive. Qytetarët kanë nevojë për mbshtetje, jo për propagandë e justifikime bajate”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.