Papa uron Metën: Angazhim për lirinë dhe unitetin

568
Papa Françesku ka uruar Ilir Metën, me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës. Në mesazhin e dërguar nga Selia e Shenjtë, Papa Françesku i përcjell përgëzimet më të sinqerta Metës për detyrën e re dhe shpreson në angazhimin e tij për të forcuar solidaritetin dhe unitetin e qytetarëve shqiptarë. “Teksa ju bëheni gati të filloni bëheni mandatin tuaj si President i Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet më të ngrohta ju dhe qytetarëve shqiptarë. Të ndërgjegjshëm për klimën pozitive të respektit dhe besimit reciprok ekzistues në Shqipëri midis njerëzve me tradita të ndryshme fetare. Lutem që ju të mund të forconi gjithnjë e më shumë angazhimin tuaj për avancimin e lirisë, solidaritetit dhe unitetit drejt të mirës së përbashkët. Lutem që për të gjithë shqiptarët të ketë bekime hyjnore për paqe dhe prosperitet”, thuhet në mesazhin e urimit të Atit të Shenjtë. Ilir Meta do të bëjë të hënën e ardhshme betimin si President i Republikës dhe më pas do të nisë detyrën si Kreu i ri i Shtetit. Ai u zgjodh nga Kuvendi për një mandate pesëvjeçar në krye të vendit.
Sigal