Panariti: Shteti minimalisht për të zbutur krizën e bujqësisë, të blejë vetë produktet e prodhuesit shqiptar

282
Sigal

Nga Edmond Panariti

Paratë e shtetit (tonat) për ushqimin e spitaleve, ushtrisë, forcave të rendit, azileve, kopshteve, qëndrave sociale etj, të blejnë vetëm prodhimet e fermerit dhe prodhuesit shqiptar!

T’i ulim sadopak me ato që kemi në dorë dhe pa kosto dhimbjet e humbjeve të mëdha të fermerëve nga paraliza e tregtisë së prodhimit bujqësor nga pandemia, duke ja blerë ato me fondet tona!

Qeveria të miratojë me urgjencë nje vendim ku të ndalohen blerjet me prokurim të ushqimeve të importuara nga jashtë për furnizim të ushtrisë, spitaleve, azileve dhe shumë institucioneve të tjera buxhetore pa blerë tërhequr dhe shpërndarë edhe kg apo litrin e fundit të prodhimit vendas.

Të rivendoset rimbursimi i TVSH, per prodhimin vendas që ai të mos shtypet padrejtësisht nga importi i favorizuar nga të gjitha anët.
Kjo është më minimalja që duhet bërë për të zbutur sadopak këtë krizë të bujqësisë dhe fshatit!