Panariti: Qeveria të ketë gati stokun e vaksinës kundër gripit që këtë fillim shtatori. Viruset fillojnë qarkullimin në tetor

247
Sigal

Ish- ministri i LSI, Edmond Panariti ka kërkuar nga qeveria që si masë ndaj COVID-19 për vjeshtën që pret të sigurohet që në fillim shtatori stoku i vaksinës kundër gripit sezonal.

Panariti thotë se COVID-19 është në qarkullim dhe me trend rritës por sintonia dhe sinkronia edhe me gripin do të bënte një përkeqësim të madh të situatës shëndetësore.

Sipas Panaritit, nuk ka më kohë dhe duhet vepruar duke filluar vaksinimet për gripin sa më parë, pasi në tetor viruset fillojnë të qarkullojnë. Ai thotë se vaksinat duhet të jenë në rrjetin e farmacive dhe ISHP.

Statusi i Edmond Panaritit:

Koha nuk pret!

Qeveria të ketë gati stokun e vaksinës trevalente kundër gripit, në rrjetin e farmacive dhe në ISHP, që këtë fillim shtatori!

Sepse COVID është , në qarkullim dhe për fat të keq me trend ditor rritës!

Viruset e gripit e fillojnë qarkullimin që në Tetor!

Pikërisht atëhere kur covid te ne pritet të jetë në “sulm”

Sintonia dhe sinkronia e dy viruseve mund ta përkeqësojë shumë situatën shëndetsore !

Mos pritni më! Por filloni vaksininimet kundër gripit. Sa më parë!

Mundësisht që në shtator! Me përparësi të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.

Bëjeni vaksinën kundër gripit sa më shpejt këtë vit!

Për të siguruar krahët dhe për tu përqëndruar te fronti anti covid.

Studimi më i fundit i kryer te 92000 pacientë të prekur nga COVID 19 dëshmon për një ulje domethënëse të rasteve të rënda të infeksionit nga ky virus , të intubimit dhe vdekjeve, te individët e vaksinuar kundër gripit..

Koha nuk pret.. Duhet vepruar!