Panariti: Nëse nuk ndërhyjmë në fermat blegtorale do të falimentojnë

269
Sigal

Ish- minstri i Bujqësisë , Edmond Panarti në një reagim të tij ka analizuar goditjen e rëndë që ka marrë sektori i blegtorisë. Ai thekson se pa mbrojte  dhe mbështeje rrënimi i blegtorisë është i pandalshëm. Panariti shpjegon se kjo goditje vjen pasi fermat nuk kanë ku të shesin qumështin e tyre. “Nëse nuk ndërhyjmë fermat tona blegtorale do të falimentojnë, ndërsa industria e qumështit do të kthehet në punishte fasonësh që punon me lëndë importi”,- shkruan ish-ministri.

“Pa mbrojtje dhe mbështetje, rrënimi i blegtorisë është i pandalshëm.
Ky poshtë, është qumësht boshnjak UHT, i tregëtuar më pak se 100 lek litri në tregjet tona.
Ju siguroj që shitet edhe më lirë gjetkë. Kjo është një goditje e rëndë për industrinë tonë të përpunimit të qumështit, e cila ka investuar me miliona euro në linjat e perpunimit të teknologjisë së lartë.
Kjo është një goditje e rëndë për fermat tona blegtorale të cilat nuk kanë se ku e shesin qumështin e tyre!
Sepse kosto e prodhimit nga mungesa e subvencionit është shumë e lartë.
Nëse nuk ndërhyjmë fermat tona blegtorale do të falimentojnë, ndërsa industria e qumështit do të kthehet në punishte fasonësh që punon me lëndë importi.