Panariti në Pustec: “Komuniteti Maqedonas do të ndihet i përfaqësuar dhe i integruar”

422
Ministri Edmond Panariti, njëkohësisht edhe kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun Korçë, ndodhej në Bashkinë e Pustecit (Prespë), ku u bë prezantimi i kandidatëve për deputetë të kësaj forcë politike.

Komuniteti Maqedonas i Pustecit, i cili ka dy kandidatë të saj në listat e LSI, pas një marrëveshjeje politike me këtë të fundit, garantoi z.Panariti, se votat e tij do të shkojnë për LSI. Nga ana e tij, Panariti u shpreh para banorëve të Pustecit, se një marrëveshje e tillë me partinë e minoritetit maqedonas është historike, pasi ky komunitet nuk është përfaqësuar asnjëherë me dinjitet.

“Lëvizja Socialiste për Integrim, në bazë të një marrëveshjeje me partinë që përfaqëson komunitetin maqedonas AEMN, ka bërë të mundur që dy kandidatët nga komumiteti i Pustecit, të jenë në lisat për deputetë në Qarkun korçë. Ndërkohë, si asnjëherë tjetër, komuniteti juaj do të jetë i përfaqësuar në të gjitha institucionet qeverisëse, qëndrore e lokale. Madje, duke filluar që nga Institucioni i Presidentit, që së shpejti do të drejtohet nga Ilir Meta”, theksoi Panariti.

Më tej, ai prezantoi programin politik të LSI, i cili ka të bëjë me zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, për arsimim cilësor, për vende të reja pune dhe ulje të taksave për biznesin dhe të tatimit për pagat. Ndërkaq, Ministri i Bujqësisë u premtoi banorëve të kësaj zone edhe mbështetje për agroturizmin.

Ndërkaq, Ish-Ambasadori i Maqedonisë, Risto Nikovski, i cili mori pjesë në këtë takim, u kërkoi bashkëkombasve të tij të votojnë nr 1, “sepse nëse ka një njeri në Shqipëri që e mban fjalën e dhënë, është Ilir Meta dhe sipas marrëveshjes me të, ju do të jeni të përfaqësuar”.
Sigal