Panariti: Kundër dhunës verbale, përçmuese dhe fyese ndaj opozitës!

466
Sigal

Ish deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas diskutimeve të shumta mbi dhunë në protestat e opozitës.

Ja çfarë shkruan ai:

Kundër reagimeve të dhunshme?! Po sigurisht dhe plotësisht!

Por fillimisht kundër dhunës shkak dhe më pas ndaj dhunës pasojë! Kundër dhunës në të gjithë spektrin e saj duke filluar nga dhuna e kartonit antikushtetues, dhuna e antiligjit pa mundësi ankimimi dhe apelimi. Kundër dhunës verbale, përçmuese dhe fyese ndaj opozitës. Po sigurisht edhe kundër dhunës së kontratave abuzive, kundër dhunës së prishjes së shtëpive të qytetarëve e me radhë! Ajo çfarë vijon është thjesht reagim i dhunshëm ndaj dhunës!