Paloka, thirrje qytetarëve: Reagoni ndaj pushtimit të bashkive, njëlloj si ndaj grabitësve që u hyjnë në shtëpi

525
Sigal

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka u ka bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë ndaj uzurpimit të bashkive dhe këshillave bashkiak nga PS, njëlloj siç reagojnë ndaj grabitësve që u hyjnë në shtëpi.
Deklarata e Edi Palokës në Facebook:
“Akti i sotëm i Edi Ramës me bandën e tij në Devoll, i njëjtë me atë të grabitësve që hyjnë në shtëpinë e tjetrit për të grabitur.
Përshëndetje për qytetarët e Devollit që sot nuk lejuan dhunimin e bashkisë së tyre nga një bandë që kërkon ta uzurpojë!
Ky ishte një akt i qartë qytetarie, përballë barbarisë kriminale të bandës që kërkon me këmbëngulje dhe dhunë të çojë deri në fund një proces antiligjor dhe antikushtetues, pjellë e çmendurisë së një kryeministri që ka vendosur ta trajtojë vendin si pronë të tij private dhe shqiptarët si skllevër.
Tanimë jo opozita, por raporti i OSBE-ODIHR e madje dhe deklaratat e atyre që ka qejf ti tundë Rama herë pas here, kanë bërë të qartë se 30 qershori është ligjërisht nul që pas dekretimit nga Presidenti i 13 tetorit dhe këtë mund ta ndryshoje vetëm një vendim i Gjykatës Kushtetuese.
Në këto kushte, akti që ka kërkuar të kryejë sot Rama me bandën e tij në Devoll, apo që do të synojë të realizojë dhe në raste të tjera, është i njëjtë me atë të grabiteëve që hyjnë në shtepinë e tjetrit për të grabitur. E njëjte duhet të jetë dhe përgjigja e qytetarëve, si ndaj grabitësit që të ka hyrë në shtëpi për të të dhunuar e grabitur!”.