Paloka: Shteti dhe ligji janë në gjunjë përballë kriminelëve

498
Sigal

Nënkryetari i grupit Parlamentar në Partisë Demokratike Edi Paloka me anë të një deklarate për mediat ka akuzuar policinë e shtetit se nuk kanë vepruar për të mbrojtur as vajzën e dhunuar dhe as komisarin.

“Heshtja e Edi Ramës e tregon se e ka shëndërruar policinë në organizatë të krimit. Është kriminale se si drejtuesit e policisë së shtetit nën urdhërin e Ballës dhe Xhafës nuk kanë vepruar për të mbrojtur as vajzën dhe as komisarin Emiljano Nuhun.

Sa herë kapen në flagrancë Edi Rama bëhet oratak me krimin e organizuar, duke fshehur provat.”

Githashtu Paloka përmendi dhe kërcënimin e mafioz sipas tij që i është bërë gazatarit të Shijak Tv Basir Çollakut duke e cilësuar si akt kriminal.

“Largimi i kësaj qeveri është rruga e vetme për çdo shqiptarë që do sigurinë për vete dhe familjen e tij.”