Paloka: Ndërtuesit personal të Edi Ramës marrin miliardat e shqiptarëve

422
Deklaratë e nënkryetarit të PD, Edi Paloka
Edhe pse Edi Rama ka bllokuar ndërtimin në gjithë vendin, dy ndërtues po bëjnë miliarda me paratë e shqiptarëve.
Janë pikërisht ndërtuesit e tij personal.
I pari, Carapuli që ngriti sarajet e Ramës në Surrel, merr 5 miliardë lekë nga OSHEE, në një tender të fryrë dhe me fitues të paracaktuar.
Carapuli i Ramës mori 5 miliardë lekë nga paratë e gjakut të shqiptarëve që banda e OSHEE i mori me dhunë e me burg, e në jo pak raste u mori dhe jetën bashkqytetarëve tanë.
Ndërtuesi tjetër personal i Ramës, ai i vilës së tij në Dardhë, Papuli, merr miliona euro për Jaguarët luksozë që i duhen qeverisë, do marrë miliona euro për shërbimet që do u bëjë, dhe në fund, pas kontratës, makinat janë sërish pronë e tij.
Një zhvatje parash sipas tenderave që bën Edi Rama ku kriteret qepen enkas për mikun e tij, ku fituesi është i paracaktuar.
Kjo është ndarja që u bën Edi Rama parave, kryeministri më i korruptuar në Ballkan, që sipas dokumentit të punës së OSBE ka 200 milionë euro pasuri të investuara në vende OFF SHORE përmes vëllait të tij.
Ndërkohë Edi Rama nuk jep asnjë shpjegim për këto fakte skandaloze, por skërmit dhëmbët e krimbur në para.
A do ti lëmë këta hajdutë të shtojnë dhjamin, e qyetarët të zhyten më shumë në skamje.
Apo do të ngrihemi t’i dëbojmë, të largojmë shtypësit e korruptuar.
Duhet të ngrihemi se nuk ka më kohë.
Ta kthejmë këtë dimër të vështirë në një pranverë shprese për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.
Sigal