Pallate, vila, dhe çanta me para/ Pasuria e ministrit Arben Ahmetaj me rrogë shteti është përrallore. Ja aferat e tij financiare 20 vjeçare

222
Sigal

Ministri Arben Ahmetaj, “Tigri’ i Rilindjes” nuk zhgënjen, pasuri marramendëse në nivelin e aferave të tij financiare 20-vjeçare, vilë në Durrës, investim 540 milionë lekë në Tiranë, pallat në Selitë, apartamente me vlerë mbi 1 milionë euro, ja sa para ka në llogari bankare. Ditët e fundit, Arben Ahmetaj ka lënë përkohësisht udhëtimet me charter dhe harbimet në vendet ekzotike, ndërsa po kërkon votat nëpër Tiranë, për t’u bërë deputet. “Tigri” kërkon edhe votat e familjeve që mbyllin muajin me borxhe, ndërsa vetë posedon një pasuri me vlerë miliona euro, të cilën synon ta shtojë dhe mbrojë nga konfiskimi duke u bërë deputet. Pasuria e Arben Ahmetajt, i vetëquajtur “Tigri’ i Rilindjes”, “Tigri” i financave, rindërtimit, vaksinimit, etj., është e çmendur, është përrallore dhe në një nivel me aferat e tij financiare 20-vjeçare. Aferat e “Tigrit” nisin me vjedhjen e impulseve telefonike të Albtelekom me kompaninë e tij ‘Hermes’, vjedhje në vlerë 50 milionë euro dhe përfundojnë me aferën e incineretorëve, me kosto mbi 400 milionë euro për shqiptarët. Edhe pse gjatë pjesës më të madhe të karrierës së tij politike deklaron vetëm dy paga, Arben Ahmetaj është pronar pallatesh, apartamentesh, vilash luksoze, makinash të shtrenjta dhe sigurisht që posedon llogai të majme bankare të deklaruara. Dhe bëhet fjalë vetëm për pasurinë e deklaruar, e cila mendohet se përbën vetëm 10 % të pasurisë së tij reale. Pasuria e Ahmetajt nis me vilë në Qerret të Durrësit, pallat në Selitë të Tiranës, investim në ndërtim me vlerë mbi 500 milionë lekë në Tiranë, etj.

Ministri Arben Ahmetaj  nuk zhgënjen, pasuri marramendëse në nivelin e aferave të tij financiare 20-vjeçare, vilë në Durrës, investim 540 milionë lekë në Tiranë, pallat në Selitë, apartamente me vlerë mbi 1 milionë euro, ja sa para ka në llogari bankare

Ministri Arben Ahmetajt ka në pronësi:

Vilë luksoze në Qerret të Durrësit.

Pallat në Selitë ku nuk dihet sipërfaqja.

Apartament me sipërfaqe 120 m2.

Apartament 300 m2 dhe 3 parkime në emër të gruas.

Investim në ndërtim në Tiranë 390 mijë euro.

Investim e një projekt te Shallvaret nga bashkëshortja.

90 mijë USD dhe 24 mijë euro për rikonstruksion dhe mobilim shtëpie.

Arben Ahmetaj 3 000 m2 tokë arë.

Bashkëshortja blerje tokë arë me sipërfaqe të paspecifikuar.

Pasuria e Arben Ahmetajt, i vetëquajtur “Tigri’ i Rilindjes”, “Tigri” i financave, rindërtimit, vaksinimit, etj., është e çmendur, është përrallore dhe në një nivel me aferat e tij financiare 20-vjeçare

240 mijë euro nga shitja e apartamenteve në Selitë.

Arben Ahmetaj llogari 300 mijë euro.

Llogari të përbashkët 256 mijë Euro.

Llogari bankare 214 mijë euro.

Llogari bankare 135 mijë euro.

Llogari bankare 115 mijë euro.

Llogari bankare 10 mijë USD.

100 mijë euro cash në emër të gruas.

Mercedes Benz 30 mijë euro.

Gruaja Benz 37 mijë euro.

Gruaja makinë tip Mazda 6 mijë euro.

100 000 euro kredi për blerje apartamenti.

Gruaja pronare e ambienteve Samor Toëer dhe Tubourg, i ka dhënë me qira mbi 20 mijë euro në vit.

Bashkëshortja, të ardhura në vlerën 65 mijë USD, 11 mijë euro dhe 12 mijë euro.

Bashkëshortja, bono thesari 34 mijë USD.

Llogari në emër të fëmijëve 40 mijë euro,13 mijë USD, 30 mijë USD.

Llogari në emër të fëmijëve 18 mijë USD, 51 mijë Pound, 36 mijë Pound./Pamfleti