Paketa ”antishpifje” për herë të dytë në Komisionin e Venecias: Desir: Mundësi e rëndësishme për të bërë përmirësime

455
Sigal

Nëpërmjet një postimi në Twitter, OSBE me anë të përfaqësuesit për Lirinë e Medias Harlem Desir, ka folur rreth projektligjeve ligjore për median audiovizive dhe komunikimeve elektronike.

Pas shtyrjes së votimit nga parlamenti për median audiovizive ose siç njihet ndryshe paketëa anti-shpifje, mazhoranca kërkoi mendimin e Komisionit të Venecias.

Vetë Desir u shpreh se këto projektligje tashmë ndodhen në këtë komision, dhe me shyrtimin e tyre pritet që të ketë përmirësime në votimin që do të kryhet më pas bë Kuvend.

”Unë dërgova në Komisionin e Venecias rishikimet tona ligjore mbi projektligjet e Shqipërisë për Median Audiovizive dhe Komunikimet Elektronike, pasi Parlamenti shtyu votimin javën e kaluar. Kjo është një mundësi e rëndësishme për të bërë përmirësime të mëtejshme para një votimi të ri në Parlament”, shkruan Desir që pason vendimin e Këshillit të Europës për ta cuar në Venecia këtë ligj.