Pafytyrësia e Lulzim Bashës me Azem Hajdarin/ “Masakrohet” nga demokratët: Legen, tradhtar, përçarës

383
Sigal

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, për të përkujtuar Ditën e Pavarësisë dhe festën e Çlirimit.

Basha ka vendosur kurorë me lule edhe në varrin e Dëshmorit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Pra, duke treguar qartë edhe pafytyrësinë e tij me Azem Hajdarin, pas nga njëra anë i shpall vajzën “armike” të PD, ndërsa nga ana tjetër bën sikur e nderon.

Kujtojmë këtu se Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit u shpall “armike” dhe u lincua nga servilët e Lulit, pasi nuk pranoi t’i bashkohekj çmendurisë politike për djegien e mandateve të deputetëve, në vitin 2019.

Edhe tek Azem Hajdari, duket nderimi dhe nga veshja e Gaz Bardhit, jo sikur është në ceremoni zyrtare, por sikur shkon tek shokët e tij të kalibrit Luli.

Për të mos përmendur dhe faktin se kur Azemi luftonte për PD, Luli studionte në Hollandë me paratë e Soros.

Por, sot Lulzim Basha, me pafytyrësinë më të madhe, shkon e vë lule në varrin e Azem Hajdarit.

Po ashtu komente ka pasur edhe kundër Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili shfaqet në krah të Bashës, duke fyer ceremoninë.

O Gaz Bardhi në ditë të zakonshme vë kollare, sot te Varrezat e Dëshmorëve, sikur ke shku me lyp”-shkruan një komentues.

Më tej, një tjetër shkruan “Duhet të jesh me moral të afrohesh aty se meriton të përkulesh para atyre që dhanë cdo gjë për vendin, tradhtar”.

Yyyyt legen përçares i Demokratëve”-shkruan një tjetër.

Po ashtu një komentues shkruan “Mos shkelni në nderin dhe gjakun e të parëve tanë tradhtar kombi”.

Më poshtë disa nga komentet e qytetarëve: