Padia e Ramës ndaj Ristanit, mbyllet shqyrtimi gjyqësor

425
Gjykata ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor në lidhje me padinë e kryeministrit Rama për shpifje ndaj deputetit demokrat, Arben Ristanit. Avokati i kryeministrit Rama ka dorëzuar si prova 3 deklarata të PD që tregojnë akuzat ndaj tij, të cilat kreu i qeverisë i quan të pabazuara dhe shpifje. 
Ndërsa avokati i Ristanit, mësohet se ka dorëzuar 8 prova për të vërtetuar akuzat e tij, të cilat janë: Raporti i Komisionit Hetimor për Policinë e shtetit; 27 denoncimet e opozitës për zyrtarë të inkriminuar; Deklarata e Ambasadës së SHBA për Doshin; Deklarata e Dritan Priftit që Rama konsumon drogë; Deklarata e Tahirit për çështjen “Doshi”; Rama përdore të njëjtën gjuhë kur ishte në opozitë; Deklarata e Breçanit që kishte parë Tahirin me Shullazin. 
Gjykata e Lartë e veçoi padinë civile, ia dërgoi Gjykatës së Shkallës së Parë, ku konkluzionet do të jepen më 29 maj. 
Sigal