Pa gjykata dhe siguri juridike nuk ka “sovranitet” financiar të qeverisë

298
Nga Edmond Panariti
Pa gjykata dhe siguri juridike nuk ka “sovranitet” financiar të qeverisë, që mund ti lëvizë paratë e shqiptarëve nga bankat drejt ekonomisë familjare dhe kombëtare!
Për kredi dhe investime! Në një vënd që po thahet nga mungesa e tyre.
Në një vend ku kapitali i huaj dhe ai vëndas ka ngrirë!
Dhe kështu paraja që mbështet ekonominë është kryesisht ajo jashtë bankave, paraja e trafiqeve.Ky është një “absurd i madh”..
Në një sistem bankar i cili deklaron super likuiditet dhe që normalisht paranë e bollshme të kursyer dhe të depozituar të shqiptarëve do të duhej ta ri-injektonte brënda vëndit, për zhvillim dhe mirëqenie, në fakt preferon që atë ta transferojë më mirë jashtë, shpesh edhe me aviona në valixhe “cash”.
Kjo ndodh për një arësye madhore!
Sepse nuk ka gjykata, nuk ka siguri juridike si garante të transaksioneve.
Jo vetëm që nuk kemi Gjykata Supreme, por kemi në gjëndje komatoze dhe të paralizuar edhe pjesën tjetër të sistemit.
Prandaj të marrësh sot kredi në Tiranë është pesë herë më shtrenjtë se në Paris..
Norma e interesit për kredi në Tiranë është 5,3% ndërsa në Paris 1.5%.
Prandaj të mos lodhet kot qeveria me fonde të garancisë sovrane për të përmirësuar kreditë dhe investimet, sepse ato nuk shërbejnë për asgjë në një sistem ekonomik dhe shoqëror të sakatuar rëndë nga mungesa e drejtësisë.
Sigal