P/Vendimi i KQZ për votën e emigrantëve/ Shqiptarët jashtë vendit duhet të rregjistrohen 60 ditë para zgjedhjeve. Ja dokumentat që duhet të japin online

316
Sigal

Projektvendimi për rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 

Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Migrantëve e vitit 1990, (e cila është nënshkruar dhe nga Shqipëria), u njeh migrantëve të drejtën e pjesëmarrjes në votime në shtetin e tyre të origjinës, ashtu siç parashikon detyrimin e shtetit të origjinës që t’u krijojë atyre mundësinë për të ushtruar të drejtën e votës. Përgjithësisht, votimi jashtë vendit konsiderohet një proces i vështirë dhe sfidues. Ky proces duhet të përmbushë standardet e njëjta sikurse votimi brenda vendit, në kuptim të fshehtësisë së votës, barazia së votës, integritetit dhe të transparencës së rezultateve, lirisë së votës, besimit të publikut etj. Shqipëria hyn në ato shtete, të cilat nuk kanë ende një kornizë të plotë, që rregullon dhe mundëson të drejtën e votimit nga jashtë vendit për zgjedhësit me vendbanim jashtë shtetit. Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor (neni 24 dhe 25) mundësuan të drejtën për të votuar nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin, për zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. KQZ-së i duhet të rregullojë me akte normative një sërë çështjes, nisur që nga përfaqësimi politik që do të ketë kjo kategori zgjedhësish (duke qenë se Kodi Zgjedhor nuk e ka zgjidhur ngelet vetëm përfaqësimi nëpërmjet kandidatëve të zonës zgjedhore (qarkut) ku këta shtetas kanë brenda vendit regjistrimin në RKGJC), hartimi i listës së zgjedhëve, mënyra e votimit, vlerësimi i votave dhe përfshirja e tyre në rezultatin e përgjithshëm të zonës zgjedhore etj. Numri i shtetasve shqiptarë që janë me banim të përhershëm jashtë vendit është relativisht i lartë. Ende nuk ka një shifër zyrtare (nga fakti që ende nuk është bërë regjistrimi i tyre), por nga llogaritje të përafërta, gjendja në katër zgjedhjet e fundit është pasqyruar në tabelën më poshtë:

Viti Popullsia Në Shqipëri Emigrantë rezidentë Votues gjithsej Emigrantë votues (supozuar)
2009 4,249,942 2,927,519 1,322,423 3,084,946 947,857
2013 4,312,210 2,895,092 1,417,118 3,271,885 1,071,615
2017 4,426,963 2,873,457 1,553,506 3,452,324 1,211,028
2021 4,544,977 2,850,475 1,694,502 3,606,955 1,355,080
           
           

 

 

Kushtet që duhet të plotësojnë shtetasit shqiptarë për të votuar nga jashtë:

1) të kenë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë vendit,

2) të kërkojnë nga KQZ-ja që të pajisen me dokumentacionin e votimit nga jashtë.

Procedurat për regjistrimin në RKGJC

Adresa e emigrantin nuk regjistrohet në Regjistrin përkatës pa u bërë verifikimi i identitetit të tij. Kur procesi bëhet para nëpunësit publik, qoftë në zgjc qoftë në konsullat, identifikimi bëhet me prezencën e personit paisur me dokumentin e identifikimit. Kur procesi bëhet on line, verifikimi i identitetit, pasi ka aplikuar elektronikisht në shërbimin përkatës, bëhet nëpërmjet shërbimit postar në adresën që ka deklaruar emigranti.

Nga të dhënat që kemi kërkuar e marrë nga DPGJC-së del që deri tani kanë regjistruar adresën në Regjistrin përkatës, pjesë e RKGJC-së, rreth 32 mijë shtetas me banim jashtë vendit.

Identifikimi i votuesve emigrantë

Në hartimin e rregullave për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit është synuar veçanërisht t’u pritet rruga rasteve të mundëshme të abuzimit, pra që dikush të regjistrojë dikë tjetër me qëllim për të krijuar mundësi t’i përdorë të drejtën e votës me që votimi nuk bëhet në QV me monitorim nga komisionerë e vëzhgues. Ky synim, prerja e rrugës së abuzimit do të përforcohet edhe në fazën e procesit të votimit që do të paraqitet në një akt tjetër. Është menduar që kërkesa për regjistrim të bëhet nëpërmjet një sistem teknologjik on line. Sistemi do të jetë i aksesueshëm në ëeb në formën e një aplikacioni të shkarkueshëm edhe në smartphone. Shtetasit që do shprehin vullnetin për të votuar nga jashtë vendit, nuk do të mund të regjistrohen në listën e zgjedhësve pa plotësuar dhe konditën tjetër të nevojshmë, atë të regjistrimit të adresës së vendbanimit të tij në vendin ku është rezidentë. Për të verifikuar që personi që po regjistrohet nuk është një person tjetër, sistemi do t’i kerkojë votuesit te identifikohet me një nga dy mënyrat e paraqitura. Sistemi do të analizojë të dhënat e marra nga procesi i regjistrimit nëpërmjet “përplasjes”/krahasimit me bazat e të dhënave shtetërore si Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, që është një regjistër i konsoliduar e që përmban të gjithë përbërësit zgjedhor të shtetasve e regjistra të tjerë që mund të ndihmojnë në verifikimin dhe saktësimin e të dhënave.

Afatet e regjistrimit të votuesve emigrantë

Afati i përfundimit të procesit të regjiatrimit është jo më vonë se 60 ditë para datës së zgjedhjeve. Lista e zgjedhësve do të miratohet nga Komisioneri Zgjedhjeve jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve për t’i lënë kohë DPGJC-së t’i heqë ata nga lista e zgjedhësve të qendrave të votimit ku ata kanë të regjistruar vendbanimin në Shqipëri jo më vonë se 45 ditë para datës së zgjedhjeve. Ky afat mundëson zbatimin e afatit të nenit 56 që ZGJC-të e bashkive të kenë hartuar listat e zgjedhësve për çdo zonë qendre votimi dhe tua kenë paraqitur për miratim kryetarëve të bashkive jo më vonë se 40 ditë para datës së zgjedhjeve.

Afati i regjistrimit është jo më vonë se 60 ditë para datës së zgjedhjeve. Lista e zgjedhësve do të miratohet jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve,që DPGJC-së t’i heqë ata nga lista e zgjedhësve të qendrave të votimit jo më vonë se 45 ditë para datës së zgjedhjeve

Vendimi i Komisionit Rregullator

1) Ngarkohet Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve për detajime të mëtejshme teknike për procesin e regjistrimit të kësaj kategorie zgjedhësish.

2) Sistemi qendror në KQZ të komunikojë nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit me Bazat e të dhënave shtetërore si Regjistri i Kombëtar i Gjendjes Civile, Regjistrimi i adresës së banimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit etj, me qëllim identifikimin e zgjedhësve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

3) Sistemi qendror në KQZ duhet të lejoje auditimin e tij përpara nisjes së procesit zgjedhor, nga auditë expertë të jashtëm.

4) Përjashtimisht për Zgjedhjet e Kuvendit të datës 25 prill 2021 afati i fillimit të këtij procesi të vendoset nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në varësi të procesit të prokurimit dhe të përfundojë jo më vonë se 24 shkurt 2021.

5) Lista e zgjedhësve nga jashtë vendit e hartuar sipas proceseve të përshkruar në lidhjen e këtij vendimi miratohet nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve dhe i dërgohet DPGJC-së.

6) DPGJC jo më vonë se 45 ditë para datës së zgjedhjeve heq zgjedhësit nga jashtë vendit nga lista e zgjedhësve të qendrave të votimit ku ata kanë të regjistruar vendbanimin në Shqipëri në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

7) Subjektet zgjedhore të regjistruara në KQZ, me kërkesën e tyre dhe pa pagesë, mund të marrin nga KQZ një kopje elektronike të listave të zgjedhësve nga jashtë vendit. Kjo listë përmban përbërësit zgjedhorë të përcaktuar në shkronjat “a”, “b”, “ç”, “d” të pikës 1 të nenit 45 të Kodi Zgjedhor, qarkun ku zgjedhësit kanë të regjistruar vendbanimin në Shqipëri në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile si dhe shtetin ku ata kanë regjistruar vendbanimin në “Programin e regjistrimit të adresës”, pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Aplikuesi duhet të plotësoj të dhënat: atësia, mëmësia, vendlindja e tij, vendlindja e babait, vendlindja e nënës, datëlindja e babait, datëlindja e nënës, emri i vëllezërve dhe/ose motrave, datëlindjet e tyre, emrat e fëmijëve te regjistruar ne DPGJC, datëlindjet e fëmijëve, vendlindjet e fëmijëve, datëlindja e bashkëshortes/bashkëshortit, vendlindja e bashkëshortes/bashkëshortit

Rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare

1) Ne KQZ do të ngrihet një sistem teknollogjik on line për regjistrimin dhe administrimin e kërkesave nga shtetasit shqiptare me vendbanim te përhershëm jashtë territorit të RSH të cilët kërkojnë për të votuar ne zgjedhjet për Kuvend 2021.

2) Sistemi do të jetë i aksesueshëm në ëeb në formën e një aplikacioni të shkarkueshëm edhe në smartphone. Nga këtu e vijim ky sistemi do të përmendet “sistemi”.

3) Regjistrimi si votues nëpërmjet sistemit bëhet sipas procedurave dhe kushteve të përshkruar në këtë lidhje.

4) Shtetasi që kërkon të votojë jashtë territorit të RSH duhet të ketë deklaruar dhe regjistruar paraprakisht adresën e vendbanimit të tij.

5) Shtetasi shqiptar me banim jashtë territorit të RSH dhe që kërkon të votojë duhet të plotësojë të gjitha të dhënat/ fushat që i kërkon sistemi:

  1. a) Numrin personal
  2. b) Emër, atësi, mbiemër, datëlindje,
  3. c) Foto të dokumentit të letërnjoftimit ose të pasaportës të lëshuar nga RSH;
  4. d) Foto të dokumentit të identitetit të lëshuar nga shteti ku ka vendbanimin, ose leje qëndrimi në shtetin përkatës;
  5. e) Adresën e vendbanimit jashtë Republikës së Shqipërisë.
  6. f) Adrese e-mail aktive; g) Numër telefonit celular aktiv;
  7. h) Një dokument që tregon lidhje me shtetin ku jeton si kontrate qiraje shtëpie ose dokument pronësie, kontrate me ujësjellës/energji/gaz, kontrate punësimi, kontrate shkollimi, etj.

6) Sistemi duhet t’i kërkojë zgjedhësit/ aplikantit nëse ai/ ajo ka bërë regjistrimin e adresës së vendbanimit të përhershëm jashtë vendit në “Programin e regjistrimit të adresës”, pjesë përbërëse e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

7) Nëse përzgjidhet “Jo”, do të njoftohet me një mesazh paralajmërues për detyrimin që ka shtetasi të aplikoje pranë shërbimit në DPGJC për të regjistruar vendbanimin e tij, duke i ofruar linkun përkatës dhe se aplikimi i tij nuk do te vazhdoj te përpunohet pa kryer këtë regjistrim.

8) Nëse përzgjidhet “Po” dhe të dhënat e tjera/përbërësit zgjedhor të tij/saj janë të sakta sistemi e informon se ai/ajo është kandidat për t’u përfshirë në listën e zgjedhësve qe banojnë jashtë vendit.

8.1 Në se përzgjidhet “po” dhe të dhënat e tjera/përbërësit zgjedhor të tij/saj nuk janë të sakta sistemi e informon se duhet t’i plotësojë dhe deri sa t’i saktësojë nuk do vazhdojë procedurën më tej.

  1. Për të verifikuar që personi i cili po regjistrohet nuk është një person tjetër, sistemi duhet t’i kërkojë votuesit te plotësojë fushat e sistemit me të dhëna me një nga dy mënyrat:

Mënyra 1: Aplikuesi duhet të plotësoj të dhënat që kanë të bëjnë me: atësia, mëmësia, vendlindja e tij, vendlindja e babait, vendlindja e nënës, datëlindja e babait, datëlindja e nënës, emri i vëllezërve dhe/ose motrave, datëlindjet e tyre, emrat e fëmijëve te regjistruar ne DPGJC, datëlindjet e fëmijëve, vendlindjet e fëmijëve, datëlindja e bashkëshortes/bashkëshortit, vendlindja e bashkëshortes/bashkëshortit.

Mënyra 2: Votuesit duhet t’i kërkohet të instalojë në smartphone e tij një aplikacion i cili do të përdoret për të automatizuar procesin e identifikimit te tij nëpërmjet teknologjive “Face ID”. Aplikacioni do të kryejë krahasimin e pamjes së tij (foto selfie) me foton në dokumentin e identifikimit. Aplikacioni do të jetë i aftë të dallojë që personi në fjalë është i vërtetë dhe jo një foto (livenes identification). Aplikacioni do të verifikojë pamjen e shtetasit sa herë që ai e përdor atë. Në rast se shtetasi nuk ka një smartphone të aftë të mbajë aplikacionin, atij do t’i ofrohet mundësia ta kryeje të njëjtën procedurë, duke u lidhur me një faqe ëeb (pjesë e sistemit qendror) nëpërmjet një kompjuteri me kamera.

10) Sistemi qendror do të analizojë të dhënat e marra nga procesi i regjistrimit për të verifikuar saktësinë e tyre, duke komunikuar me bazat e të dhënave shtetërore si Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, Regjistri i adresave të shtetasve shqiptare që jetojnë jashtë vendit apo regjistra të tjerë që mund të ndihmojnë në verifikimin dhe saktësimin e të dhënave.

11) Nëse këto të dhëna përputhen, sistemi finalizon regjistrimin në listën e zgjedhësve që votojnë jashtë vendit. Me këtë rast sistemi i dërgon me e-mail ne kontaktet e deklaruara linku-n personal/unik dhe të dhënat e duhura unike qe i japin mundësi te marre pjesë në votim. Në këtë mënyrë është hapur edhe “llogaria” personale në sistem për aplikuesin.

12) Nëse këto të dhëna nuk përputhen sistemi do të njoftoje automatikisht shtetasin për rezultatet e mospërputhshmërisë/mos regjistrimin e tij.

 

somario

1

 

2