OSBE, djepi që do tundet nga duart e “krimit të Rilindjes”?!

736
Sigal

Shqipëria është në krizë, por politikës së Tiranës që është më kaotike se kurrë i bie bingo të drejtojë Presidencën e OSBE-së, e cila ka si objektiva  zgjidhjen e krizave, lirinë e medias, të drejtat e njeriut, zgjedhje të lira, ndalimin e blerjes së votës, arsimimin, luftën kundër krimit, hashashit, korrupsionit, kufijve të sigurt, emigrimin dhe një ekonomi pa PPP-të e oligarkëve. Arroganca e Ramës me këmbët mbi tavolinë, pamje që tronditëm opinionin ndërkombëtar.

Engjëll Musai

Drejtor i gazetës “Telegraf”

Presidenca e OSBE-sëpër vitin 2020 do të drejtohet nga Shqipëria. Të drejtat e njeriut, liria e shtypit dhe medias, paqja, bashkëjetesa do të jenë nën vëzhgimin e ministrit të Jashtëm të “Rilindjes” Edi Rama. Dhe kur kryerilindësi të jetë i angazhuar me problemet e mëdha gjeopolitike ballkanike, evropiane, pse jo edhe botore, ai mund të komandojë në krye të drejtimit dhe menaxhimit të OSBE-së,zëvendësin e tij në detyrë Genti Caka. Dhe të dy së bashku do të luftojnë në mënyrë konsistente dhe pa kompromis që Evropa dhe disa vende tëAmerikës së Veriut si SHBA,Kanadaja të mos tolerojnë krimin, korrupsionin, trafiqet,pastrimine parave, kokainën, hashashin, PPP-të e oligarkëve, zyrat e institucioneve të mbushura me banditë dhe elementë të tjerë kriminalë sinë pushtetin lokal ashtu edhe ato qendrore.

– Në deklaratën e tij Edi Rama premton se do të përpiqemi të zgjidhim kriza shumë të vështira si ajo e Ukrainës, por nuk thotë se paradoksi është ulur këmbëkryq në mes të Tiranës dhe ai nuk po zgjidh do të krizën shqiptare.

-Thotë se do të luftojmë për standarde zgjedhore në 55 vende dhe harron se Shqipëria është cilësuar si “macja e zeze “ e abuzimit, blerjes dhe vjedhjes së votave nga Raporti i OSBE-ODHIR vetëm 2 muaj më parë. Dosja 339 dhe 186 janë më skandalozet ku video-përgjimet me zë dhe fakte konkrete tregojnë se “Rilindja” është e zhytur kokë e këmbë në llumin e babëzisë dhe të grabitjes së votës së lirë.

-Një prioritet i Presidencës së OSBE-së do të jetë lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit! Por fakti tregon se DASH dhe indeksi i Transparency Internacional për korrupsionin e rendit të fundit Shqipërinë.

Po cila është dhe çfarë përfaqëson OSBE-ja?

OSBE-ja është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë është organizata më e madhe esigurisë rajonale në botë. Me 57 Shtete pjesëmarrëse ngaAmerika e Veriut, Evropa dhe Azia, OSBE-ja punon për të ndërtuar dhe ruajtur stabilitetin, paqen dhedemokracinë për më shumë se një miliard njerëz, përmes dialogut politik dhe projekteve në terren. Zanafilla e OSBE-së daton në fillimin e viteve 1970, me Aktin Final të Helsinkit (1975) dhe krijimin e Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (KSBE), e cila shërbeu gjatë Luftës së Ftohtë si një forum i rëndësishëm shumë palësh për dialog dhe negocim ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.

Parimet mbi të cilat funksionon OSBE janë:

  • Siguria kibernetike,
  • Liria dhe zhvillimi i medias,
  • Kontrolli i armëve
  • Çështjet e pakicave kombëtare
  • Veprimtaritë ekonomike
  • Zgjedhjet
  • Parandalimi dhe zgjidhja e konfl­iktit
  • Arsimi
  • Lufta kundër trafikimit të personave
  • Mirëqeverisja
  • Romët dhe sintët
  • Barazia gjinore
  • Demokratizimi
  • Migracioni
  • Toleranca dhemosdiskriminimi
  • Reformimi dhe bashkëpuniminë sektorin e sigurisë
  • Shteti i së drejtës
  • Kërcënimet transnacionale,
  • Menaxhimi i kufijve,
  • Lufta kundër terrorizmitdhe policimi
  • Të drejtat e Njeriut
  • Veprimtaritëmjedisore
  • Rinia

OSBE-ja është forum për dialog politik për një gamë të gjerë çështjesh të sigurisë, si dhe platformë për veprim të përbashkët, me qëllim përmirësimin e jetës së individëve dhe komuniteteve. Organizata ndihmon në ngushtimin e dallimeve, në krijimin e besimit dhe rritjen e bashkëpunimit brenda dhe midis shteteve. Aty ku ka paqëndrueshmëri, OSBE-ja punon për të parandaluar konfliktin, për të menaxhuar krizat dhe për të nxitur rehabilitimin pas konfliktit.

Shqipëria merr Presidencën e OSBE-së për vitin 2020.

Pikërisht në krye të këtij misioni të rëndësishëm dhe shumë dimensional nga janari deri në dhjetor 2020, do të jenë çifti i “Rilindjes”, Rama–Caka. Kryeministri njëkohësisht ministri i Jashtëm (part-time), i shoqëruar nga zv/ministri i jashtëm (ministër në detyrë i komanduar nga vetë Rama) deklaruan nga Bratislava se drejtimi i këtij institucioni është një hap historik dhe inspirim për Shqipërinë‘. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shqiptare shpalosi objektivat që sipas tij janë:“Çështje që kanë të bëjnë jo vetëm me termat e politikës, por edhe sigurisë.Rritje në nivelin më të lartë të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut. Marrëdhënie të mira me anëtarët, falë edhe mikpritjes që e karakterizon. Edhe një tjetër element i rëndësishëm i Shqipërisë është harmonia fetare. Nëse doni paqe në Evropë duhet të implementohen edhe elementë të tjerë.Korrupsioni dëmton prosperitetin e të gjithë rajonit, së bashku me kërcënimet e tjera. Do të luftojmë korrupsionin”. 

Por, nëse i analizojmë me kujdes të gjitha objektivat e paraqitura nga Edi Rama, një pjesë e madhe janë demagogji dhe pjesa tjetër nuk kanë lidhje me “sektin e Rilindjes”, pasi ato janë vlera kombëtare të trashëguara brez pas brezi dhe që nga momenti kur Edi Rama ka ardhur në pushtet ka bërë gjithçka që ti zhbëjë këto vlera kombëtare.

Ai flet për mikpritjen e shqiptarëve, ndërkohë nga të gjithë njihet si një njeri aspak mikpritës dhe, mbi të gjitha, me shenja të theksuara të arrogancës. Por heshtja që përfshiu Ramën në kohën kur miku i tij Hashim Thaçi ndërmori aktin e dënueshëm duke ekstraduar nga Kosova 6 profesorë të ashtuquajtur Gylenistë, tregon se fjalët e Ramës janë hipokrizi. Shqiptari edhe me ligj por edhe me kanun nuk idorëzon miqtë tek hasmi. Ja, kjo është e vërteta e mikpritjes së reklamuar nga Rama në Bratislavë para OSBE-së. Edi Rama flet për bashkëjetesën fetare. Por faktet tregojnë se këtë traditë nuk e kemi dhuratë nga Rama, por nga shqiptarët ndër breza dhe se është e vetmja gjë qëështë krenari kombëtare, edhe pse Rama me kompani kanë tentuar disa herëqë këtë harmoni ndërfetare ta përdorin për qëllime elektorale në disa qarqe, ku Elbasani është në krye të tyre. Ndaj kryeministri Rama,nuk ka pse të mburret me atë që na kanë lënë brezat.

Në parimet mbi të cilat funksionon OSBE-ja theksohet, se kërkohet siguria kibernetike, por ne jemi më të pambrojturit dhe çorientuarit, çka u faktua nga ekspertët amerikanë vetëm disa muaj më parë në konferencën e organizuar në Tiranë. Edi Rama flet për liritë e qytetarëve,të drejtat e njeriut dhe lirinë e shtypit. Por shembulli i tij është erdoganizmi dhe institucionet më të rëndësishme dy ditë më parë nxorën një rezolutë ku i krahasonin veprimet e Ramës me ato të Erdoganit. Pakicat kombëtare, romët, shtresat në nevojë janë një tjetër pikë e dështuar e Ramës. OSBE-ja ka prioritet arsimin, por në Shqipëri çdo vit mbyllen me dhjetëra Universitete, shkolla, kopshte dhe çerdhe. Kjo pasi, edhe parimi tjetër i OSBE-së që është migracioni dhe emigrimi shpërfillet dhe e vërteta tregon, se 400 mijë shqiptarëkanë marrë arratinë dhe janë syrgjynosur,pikërisht nga mungesa e politikave në respekt dhe zbatim të parimeve të OSBE-së. Kërkohen kufij të sigurt, por pikat e kufirit në vendin tonë janë bërë si “han pa porta”. Ndërsa aeroportet janë kthyer në gjahun e kriminelëve që vjedhin miliona euro nga autoblindat e bankave. OSBE-ja kërkon vëmendje për ‘Rininë” , por në Shqipëri sipas raporteve të INSTAT, mosha e pleqërisë po dominon, të rinjtë po ikin çdo ditë dhe numri i vdekjeve është më i madh se ai i lindjeve. Në programin e OSBE-së kërkohet barazi gjinore, demokratizim, mosdiskriminim, por këto nuk kanë nevojë për koment se shqiptarët e dinë shumë mirë të vërtetën mbi diskriminimin e femrave, prostitucionin dhe trafikun e qenieve njerëzore që lulëzon tashmë i patrazuar në Shqipërinë e “Rilindjes”. Mjafton raporti i tre viteve të fundit të DASH dhe, komentet janë të tepërta. Flitet edhe për mjedisin, por ishte pikërisht Edi Rama ai që donte të sillte mbetjet kimike. Në parimet e OSBE-së flitet për mirëqenie dhe rritje ekonomike,por PPP dhe Koncesionet kapin shifra alarmante që arrijnë deri në 5 miliardë euro. Vetëm për këtë vit koncesionet me financim nga shteti, sipas ekspertit të financave Malaj, arrijnë në 1.7 miliardë euro.

Foto që nuk ka nevojë për shumë koment!

Doni të shikoni se ku është katandisur OSBE-ja? Mjafton kjo foto dhe video e shpërndarë për të kuptuar fatkeqësinë në të cilën është zhytur ky institucion, e cila është përkthyer në arrogancë nga kryeministri Edi Rama. Në këtë film shihet se kryetari i qeverisë së Shqipërisë së vogël ia mban këmbët në hundë zyrtarit sllovak të OSBE-së që i duhet të dorëzojë Presidencën e radhës. Edi Rama i ngjan Partizanit Meçe që futet në Pallatin e Mbretëror dhe shpall: “Tani Perandori jam unë!”.