Opozita shqiptare/ Projektligji për deklasifikimin e dosjeve klientelist. Të miratohet rezoluta për krimet kundër komunizmit

124
Sigal

Ndryshimet me të rëndësishme në tentativën për të pastruar politikën shqiptare nga spiunët, janë në ligjin e dekriminalizimit. Komisioni i Ligjeve, ka miratuar projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr.45/2015 “Për të Drejtën e Informimit për dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”. Por ajo që u anashkalua ishte dënimet për krimet ndaj komunizmit si dhe të personave që kanë pasur poste apo të afërm me post në administratën komuniste, pikërisht ligjin që kërkon edhe BE dhe SHBA të implementohet për të dekomunistizuar politikën.

Ermonela Felaj: Duhen hapur të gjitha dosjet për qytetarët

Partia Socialiste ka rënë dakord me propozimin e Partisë Demokratike për hapjen e dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Gjatë komisionit të Ligjeve, Felaj u shpreh se duhen hapur të gjitha dosjet për qytetarët në mënyrë që të mos fshihet asnjë pas klauzolave të tjera.

Enkelejd Alibeaj: I duhet hapur rrugë deklasifikimit të plotë

Në fjalën e tij, Alibeaj u shpreh se i duhet hapur rrugë deklasifikimit të plotë dhe automatik të të gjitha dokumenteve të dosjeve. Ndër të tjera, ai shtoi se i duhet dhënë fund dhënies së dosjeve të personave që janë shantazhues. Zbardhja e këtyre dokumentave do zbardhë atë që ka ndodhur. Ajo pjesë që ka vuajtur nuk ka urrejtje, por një kërkesë, të drejtën për të njohur të drejtën se ç’ka ndodhur. Duhet hapur rrugë deklasifikimit të plotë dhe automatik të të gjitha dokumenteve të dosjeve. Kuvendi ka bërë disa përpjekje në këtë drejtim. Ne besojmë se këto janë përpjekje të pamjaftueshme. Për shumëkënd hapja e dosjeve ka qënë ose një diskutim i parakohshëm, këto arsyetime tashmë kanë rezultuar se nuk është i vërtetë. Askush nuk ka kërkuar hakmarrje, por kanë kërkuar interes për të ditur të vërtetën. Ka ngelur psikoza e shantazhit. Psikoza e shantazhit e ka shoqëruar shoqërinë. I heqim nga dora e shantazhuesve, mjetin me të cilin bëjnë shantazh. ‘- u shpreh Alibeaj.

Erisa Xhixho: Alibi për veprimet skandaloze, shantazhuese të Autoritetit.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në komisionin e Ligjeve, e ka quajtur nismën e PS-PD-së për hapjen e dosjeve një mjet shantazhi të qeverisë për kundërshtarët politikë Erisa Xhixho: Diskutojmë për një akt që na është vënë para në këtë tryezë për turpin e mazhorancës, e iniciuar nga një procedurë e paligjshme e këtij autoriteti të vënë në lëvizje nga një email anonim, e gjithë ky ligj, se jemi para një alibie në fakt, një alibi për gjithë veprimet skandaloze, shantazuese të Autoritetit të Dosjeve. Këtu flitet për një rast konkret, në letrën drejtuar Parlamentit. Autoriteti flet si Ilir Meta ish president, se si ka hetuar autoriteti ka marrë 7 vendime në një ditë, se është standart i Rilindjes. Këtu kemi 17 vendime për inceneratorët, është vënë në lëvizje nga një email anonim dhe brenda 24 orëve ka marrë vendime, ka dërguar me shpejtësi letër ndërkohë që ligji e thotë që e ndalon hetimin.