Të enjten, ndërsa në kuvend mbahej seanca plenare e radhës, ish-kryeministri denoncoi nga Kuvendi sërish aferën që ai e quan Rama-McGonigal. Berisha tha: “Unë u them ju një gjë, nuk keni pse vendosni një hipotekë të tillë ndaj një njeriu, i cili është objekt hetimi të rëndë. Objekt hetimi të thellë në SHBA. Për herë të parë në historinë e vendit, Shqipëria përfaqësohej nga një delinkuent. Po, po dhe jo se e them unë, e thotë gjykata amerikane, e thotë kongresi amerikan. Nuk ka turp më të madh se kjo. Dhe përsëri SPAK-u i partisë nuk hap hetim. Po a ka dëshmi më flagrante se sa nënshtrimi i plotë ndaj edi Ramës. Po hap Kongresi i SHBA hetim, pa le më prokuroria dhe gjykata. Këtu ai ka kryer veprimtari kriminale. Edi Rama, McGonigal, Dorian Duçka, Agron Neza kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminale. Kanë kryer veprime kundër opozitës. Kanë kryer veprime kundër biznesit”, -tha mes të tjerash ish-kryeministri Berisha.