Opozita i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet në Qarkun e Durrësit

242
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Pas vendimit të marrë nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, për rrëzimin e kërkesës së PD dhe LSI përsa i përket shpalljes së pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit, në qarkun e Durrësit, dje PD ka dorëzuar një padi në Kolegjin Zgjedhor për të bërë rishqyrtimin e vendimit të marrë nga KAS. Seanca për shqyrtimin e padisë së PD-së do të mbahet në datën 9 qershor në orën 14:00. Deri më tani Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar paditë e depozituata nga partitë e opozitës, ndërsa ka certifikuar rezultatet zgjedhore dhe mandatet e shpërndara nga KQZ.

Opozita ankimon rezultatin për Shkodrën në Kolegjin Zgjedhor

Partia Demokratike ka ankimuar rezultatin për Shkodrën në Kolegjin Zgjedhor, teksa seanca është përcaktuar më 10 qershor. PD kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 25 prilli dhe kërkon përsëritjen e tyre në Qarkun Shkodër. Teksa pas ankimimit Kolegji Zgjedhor ka vendosur ta shqyrtojë të premten më 10 qershor. Më herët Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar paditë e PD dhe LSI për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit në Vlorë dhe në Gjirokastër. Madje trupa gjykuese nuk pranoi as kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë për qarkun e Vlorës. PD dhe LSI vijojnë me ankimimet në Kolegjin Zgjedhor për 9 qarqe ku kërkon prova shtesë nga institucionet dhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këto zona zgjedhore. Deri më tani për dy qarqe Kolegji Zgjedhor nuk ka pranuar kërkesat e opozitës kurse KAS nuk shpalli zgjedhje të pavlefshme në asnjë qark të vendit.