“Opozita e vërtetë është ‘Shtëpia e madhe e Lirisë’”, Komisioni i Rithemelimit: Rama mbështet Bashën, fushatë të përbashkët në Lushnje

187
Sigal

Komisioni i rithemelimit të PD, përmes Floriana Garos ka akuzuar Lulzim Bashën se po bashkëpunon me Partinë Socialiste duke bërë fushatë të përbashkët për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Gjithashtu Garo bën me dije se opozita e vërtetë është “Shtëpia e Lirisë”, kurse sipas saj PD-ja e Bashës është marrë peng nga Edi Rama.

“Edi Rama dhe Taulant Balla kanë dalë hapur sot në mbështetje të Lulzim Bashës, duke bërë fushatë pro tij në Lushnjë. Balla deklaroi publikisht atë që deri dje mbahej e fshehur: aleancën e pazareve me Fraksionin e Vulës.
Për çdo demokrat në Lushnjë dhe në të gjithë Shqipërinë, ka qenë e qartë prej kohësh se Basha e kishte lënë peng PD-në dhe opozitën në duart e Edi Ramës. Opozita e vërtetë, Shtëpia e madhe e Lirisë që ka ndezur kudo shpresën dhe besimin, i ka detyruar pazarxhinjtë që tashmë të dalin hapur. Prandaj më 6 Mars të votojmë për t’i rikthyer Shqipërisë opozitën e vërtetë dhe shqiptarëve, shpresën!
”, shkruan Garo.