Opozita dorëzon mandatet, Basha: Kyçëm parlamentin e krimit

474
Sigal

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha mbajti fjalim para protestuesve në oborrin e selisë blu, ku tha se me dorëzimin e mandateve opozita kyçi parlamentin e krimit.

Sot dorëzuam mandatet. Prej ditës së sotme jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj me ju e për ju.

Nisëm një rrugëtim shprese i cili nuk do të ndalet derisa qëllimi europian i këtij vendi të bëhet realitet. Opozita i vuri kyçin parlamentit të krimit.

Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Korçë, Elbasan, Durrës, Dibër, Tropojë e Sarandë anembanë vendit Zoti e bekoftë Shqipërinë”.