Opozita: Check up-i, koncesion korruptiv i Ramës, do ta anulojmë këtë dështim

900
Sigal

PD-ja edhe një herë ka denoncuar kocesionin e check-up si korruptiv, duke e vlerësuar të dështuar dhe është e vendosur të anulojë koncesionin e check up. Denoncimi i PD-së: Në datën 5 shkurt të këtij viti, PD-ja denoncoi me fakte sesi Edi Rama vendosi zyrtarisht mjekët dhe qendrat shëndetësore në shërbim të koncesionit korruptiv të check up-it. Nëpërmjet një kontrate të paligjshme, që prej 31 janarit, Edi Rama ka detyruar mjekët të pranojnë të punojnë për të shtuar numrin e personave që bëjnë check up, përndryshe ata gjobiten deri në 300 mijë lekë. Skema që detyron mjeket dhe infermieret të punojnë për koncesionarin korruptiv synon të mbulojë dështimin e koncesionit 120 milionë eurosh. Pavarësisht manipulimit të të dhënave, vetëm 27 për qind e shqiptarëve rezultojnë me letra që të kenë kryer analizat e check up, ndërkohë që klientja dhe sponsorizuesja e Edi Ramës, Vilma Nushi, paguhet me miliona euro, sikur check up-in ta kenë kryer të gjithë shqiptarët. Për shkak të këtij koncesioni korruptiv dhe disa të tjerëve, sot shëndetësia sot është më keq. Edi Rama ka zgjedhur të pasurojë oligarkët e tij dhe t’u paguaja atyre të paktën 300 milionë euro. PD-ja është e vendosur të anulojë koncesionin e dështuar të check up-it dhe çdo koncesion tjetër korruptiv! Me ligjin e ndryshuar antimafia, çdo pasuri dhe qindarkë e grabitur, do t’u kthehet shqiptarëve.