Opozita bllokon sërish foltoren, Meta kërkon pushim

404
Ashtu siç pritej, Partia Demokratike vazhdoi edhe këtë të enjte me qëndrimin e kushtëzuar ndaj Kuvendit. Pas fjalës së mbajtur nga kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka, deputetët e opozitës bllokuan foltoren.
“Përveç dekriminalizimit dhe të drejtës së opozitës që përmes funksioneve hetimore të ushtrojë të drejtën e vet kushtetuese, kemi paraqitur edhe dy amendamente që kanë më shumë se 1 muaj që janë dorëzuar në Kuvend dhe nuk janë marrë ende nga Komisionet. Për këto arsye, grupi ynë parlamentar nuk mund të qëndrojë në këtë Parlament si një Parlament normal. Ndaj ne do të protestojmë dhe do të qëndrojmë në këmbë edhe këtë seancë, deri kur kjo maxhorancë t’i kthejë legjitimitetin këtij Kuvendi”, deklaroi Paloka.
Kërkesat e tyre për dërgimin për shqyrtim të mandatit të Valentina Leskajt dhe Rakip Sulit, demokratët nuk i quajnë kushte për reformën në drejtësi, por detyrim kushtetues për maxhorancën që t’i zbatojë ato.
“Kusht mandatet e dy deputetëve është një mashtrim kokë e këmbë. Ne nuk vëmë kushte të tilla. Kushtet nuk i vëmë ne, i vë Kushtetuta, vendimet e Gjykatës Kushtetues. Ato janë kushtet për ne dhe për këdo tjetër. Ne kërkojmë zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës, jo mandatet”, deklaroi Paloka.
Sigal