Oni Pustina në krah të kreut të Kuvendit Ilir Meta, takim me të rinjtë e Patosit

932
Modeli i njohur shqiptar, i cili ka vendosur të lërë për disa kohë Italinë, ku është rezident prej vitesh, ka nisur fushatën për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Gjatë ditës së djeshme Pustina ka qenë në qytetin e Patosit. I ulur në krah të kryetarit të Kuvendit dhe presidentit të zgjedhur Ilir Meta, Pustina ndihet shumë i kënaqur që ndodhet mes të rinjve të këtij qytetit, duke folur për të ardhmen e vendit. E këtë e ka shprehur me anë të një foto të hedhur në rrjetin e tij social ku shkruan se ndihet shumë mirë pranë të rinjve të Patosit. Modeli i njohur shqiptar, iu bashkua LSI disa javë më parë. Ai mori kartën e anëtarësimit të kësaj force dhe tashmë është pranë të rinjve për të bërë të mundur komunikimin me të dhe bindjen për të punuar së bashku me qëllim fitoren në 25 qershor. Një nga objektivat për të cilat Pustina po punon së bashku me ekipin e LSI-së është puna me të rinjtë. Për këtë forcë politike, të rinjtë janë ata që do të ndryshojnë të ardhmen e vendit dhe në këto kushte gjithçka bëhet edhe me e lehtë për tu diskutuar. Disa ditë pas Oni Pustinës, LSI-së iu bashkua një tjetër artist dhe ai është Laert Vasili, një nga aktorët dhe regjisorët e njohur në vend, i cili u kthye nga emigracioni pas 20 vitesh, për të dhënë kontributin e tij për Shqipërinë.
Sigal