OMONIA: ”Aktiviteti MEGA-Rama, një farsë paraelektorale e për të ligjëruar politikën arrogante të Kryeministrit

691
Agron MEMA
Sarandë: Në një deklaratë për shtyp i kreut të përgjithshëm të”OMONIA”-s, zotit Leonidha Papa, ka ardhur reagimi i ashpër i organizatës më të madhe të minoritetit etnik grek në Shqipëri lidhur me zhvillimet e ditve të fundit nga një forum me temë” Minoriteti etnik, integrim i përbashkët evropian”i cili është mbajtur në qytetin e Sarandës me inisiativë të partisë përfaqësuese të minoritetit etnik grek në Shqipëri, MEGA. I ftuar dhe pjesëmarrës ka qenë edhe kryeministri Rama dhe disa prej ministrave të kabinetit të tij qeverisës të cilët janë munduar dhe e kanë realizuar që këtë aktivitet ta kthejnë në tribunë elektorale. Problematika e shfaqur nga përfaqësuesite minoritetit si, tekstet shkollore, politizimi i këtyre teksteve sidomos gjeografisë dhe historisë, problemet e sigurisë dhe dhunimit të banesave dhe vet komunittit minoritar, pronat dhe rikthimi për shqyrtim i shumë proçeseve gjyqësore në këtë drejtim dhe sidomos dhënia shpegim e disa prej deklaratave të tij lidhur me mardhëniet me shtetin fqinj , Greqinë, kryeministri nuk ka denjuar tu përgjigjet drejtëpërsëdrejti pytejeve të shtruara dhe trasparencës së problematikës së denoncuar, por ka preferuar të hidhet në kundërsulm duke bërë retorikë se”ç’ do Vangjel Dule në çadrën e Berishës”?, a thua se minoritarët duhet të japin përgjigje për veprimet e Dules. Kjo ka hallakatur disi pjemarrsit nga komuniteti minoritar, pasi dihen kontradiktat midis MEGAS dhe PBDNJ. Por Rama ka ditur të luaj fort, për mos u përgjigjur drejt. Mandej e ka hedhur topin nga vija fundore për ta rivënë në fuhë me deklaratën shokuese” …se më akuzojnë për qëndrimin çam dhe disa deklaratave të mia…” dhe pas kësajë ka kundërsulmuar duke deklaruar për vlerat e vyera të komunitetit minoritar dhe bashkjetesën me shqiptarët, fqinjësinë e mirë midis dy shteteve etj.Duke mos u ndalur në kundërsulmin politik dhe duke anashkaluar përgjigjen edhe për pronat , Rama ka akuzuar opozitën se po pengon vetingun dhe më tej ka shfaqur prioritetet e së arthmes nga qeveria e tij. Forumi nuk ka marrë asnjë përgjigje për çështjet dhe shqetsimet e ngritura dhe asnjë garanci për situatën e krijuar. E vetmja deklaratë pozitive që i përket një të arthmeje ( do zoti jo shumë e largët), është premtimi që dha ministrja Nikolla se dy bashkitë minoritare; Dropull e Finiq së shpejti do kenë drejtorinë e tyre arsimore. Pra kjo ka ndodhur atë ditë në takim që organizata më e madhe e minoritetit etnik grek në Shqipëri, ajo që furnizon me elektorat të dyja forcat politike të minoritetit grek, P.B.D.NJ dhe M.E.G.A, ORGANIZATA”O.M.O.N.I.A” e ka kontestuar dhe denoncuar me ashpërsi në një deklaratë për shtyp. Në të citohet se, megjithse të ftuar në këtë forum, krerët drejtues të kësajë organizate e kanë bojkotuar p-jesmarrjen pasi kanë nuhatur prapaskenën për ta kthyer në takim elektoral, ashtu edhe si ka ndodhur në të vërtetë.
Për më shumë në botimin e nesërm të gazetën “Telegraf”….
Sigal