Olldashi: “Rama të mbajë përgjegjësi për 2 vjet bllokim dhe 360 milionë euro që u dogjën”

469
Sigal

Ministri Olldashi, duke komentuar votimin e 3 ligjeve nga Kuvendi, i adreson një pyetje publike kryetarit të PS-së, se cili duhet të mbajë përgjegjësi për 2 vitet e bllokimit, të cilat sollën si pasojë djegien e 360 milionë eurove, nga shtyrja e marrjes së statusit kandidat.  Gjithashtu, ministri Olldashi replikon Ramën, i cili tha se, në Shqipëri ka 57 % analfabetë. “Socialistët votuan, më në fund, tre ligjet e integrimit. Por, kush do të mbajë përgjegjësi për dy vjet bllokim dhe për 360 milionë euro që iu dogjën Shqipërisë nga shtyrja e statusit të kandidatit?! Edi Rama tha dje se, 57 për qind e shqiptarëve janë analfabetë. E para, e ftoj të testojë kandidatët për deputetë të partisë së Koços! E dyta, i ftoj të gjithë ata që dinë shkrim e këndim e që nuk e ndjejnë veten analfabetë, të votojnë kundër atij që mendon të bëhet kryeministër, duke fyer paturpësisht bashkëqytetarët e vet.