Olldashi: Procedurat që duhet të ndjekin pronarët për lirimin e banesave

636
Sigal

Kërkesa tip, që duhet të plotësojnë pronarët që nuk u është liruar banesa deri në 1 nëntor

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ditën e djeshme ka bërë publike kërkesën tip që duhet të plotësojnë pronarët, që nuk i’u është liruar prona nga qiraxhinjtë në zbatim të aktit normativ ” Për lirimin e pronave pronarëve të ligjshëm”. Siç bën të ditur ministria, kjo kërkesë duhet ti dërgohet Entit Kombëtar të Banesave së bashku me dokumentacionin e përmendur në kërkesën tip. Kjo kërkesë së bashku me dokumentacionin duhet t’i dërgohet EKB, respektive me poste rekomande. Kjo do të bëhet në mbështetje të ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurës Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Aktit Normativ nr.3, datë 1.8.2012, “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara”. Pronë e subjekteve të shpronësuara”, njoftojmë se trajtimi i korrespondencës/kërkesës së pronarëve të pasurive të paluajtshme pasuritë e të cilave dhe pas datës 1 nëntor 2012, janë ende të zëna në kuptim të Aktit Normativ nr. 3, datë 1.3.2012,

Si do kryhet aplikimi nga pronarët

“Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara”, për trajtimin me konfirmim/njoftim aplikimi do të kryhet si, më poshtë vijon:

a) Për pasuritë e paluajtshme pronë private të zëna edhe pas datës 1 nëntor 2012, me adresë në bashkitë DURRËS, SHIJAK, KAVAJË, kërkesat duhet të depozitohet nga pronari/bashkëpronari drejtuar Drejtorinë Rajonale DURRËS të EKB-së.

b) Për pasuritë e paluajtshme pronë private të zëna edhe pas datës 1 nëntor 2012 me adrese RRETHIN Shkodër, kërkesat duhet të depozitohet nga pronari/bashkëpronari drejtuar Drejtorinë Rajonale SHKODËR të EKB-së.

c) Për pasuritë e paluajtshme pronë private të zëna edhe pas datës 1 nëntor 2012 me adrese bashkitë KORÇË (dhe rrethina te saj), ERSEKË, BILISHT dhe POGRADEC kërkesat duhet të depozitohet nga pronari/bashkëpronari në Drejtorinë Rajonale Korçë të EKB-së.

ç) Për pasuritë e paluajtshme pronë private të zëna edhe pas datës 1 nëntor 2012 me adrese  bashkinë VLORË, kërkesat duhet të depozitohet nga pronari/bashkëpronari në Drejtorinë Rajonale VLORË të EKB -së.

d) Për pasuritë e paluajtshme pronë private të zëna edhe pas datës 1 nëntor 2012 me adrese në bashkitë BERAT, ÇOROVODË, KUÇOVË, URA VAJGURORE, dhe POLIÇAN, kërkesat duhet te depozitohet nga pronari/bashkëpronari në Drejtorinë Rajonale BERAT të EKB -së.

e) Për pasuritë e paluajtshme pronë private të zëna edhe pas datës 1 nëntor 2012 me adrese bashkitë ELBASAN, PEQIN, dhe LIBRAZHD, kërkesat duhet te depozitohet nga pronari/bashkëpronari në Drejtorinë Rajonale ELBASAN të EKB -së.

ë) Për pasuritë e paluajtshme pronë private të zëna pas edhe datës 1 nëntor 2012 me adrese  bashkitë FIER, ROSKOVEC, BALLSH kërkesat duhet te depozitohet  në Drejtorinë  Drejtorisë Rajonale FIER  të EKB -së

f) Për pasuritë e paluajtshme pronë private të zëna pas edhe datës 1 nëntor 2012 me adrese  bashkitë GJIROKASTER, LIBOHOVË, KËLCYRË, PËRMET, SARANDË dhe DELVINË kërkesat duhet të depozitohet nga pronari/bashkëpronari Drejtorinë Rajonale GJIROKASTËR të EKB-së.

g) Për pasuritë e paluajtshme pronë private të zëna edhe pas datës 1 nëntor 2012 me adrese  bashkitë PESHKOPI dhe BURREL, kërkesat duhet të depozitohet nga  pronari/bashkëpronari në Degën Rajonale DIBËR të EKB -së .

gj) Për pasuritë e paluajtshme pronë private të zëna pas datës 1 nëntor 2012 me adrese  Bashkinë RRËSHEN dhe KRUJË kërkesat duhet te depozitohet nga  pronari/bashkëpronari në Degën Rajonale  LEZHË të EKB -së .

h) Për pasuritë e paluajtshme pronë private të zëna edhe pas datës 1 nëntor 2012, në bashkinë Tiranë dhe në çdo bashki tjetër të papërmendur më lart kërkesat duhet te depozitohet nga  pronari/bashkëpronari në Drejtorinë Qendrore pranë drejtorit të Përgjithshëm në TIRANË. Ftohen pronarët e pasurive të paluajtshme pronat e të cilave janë ende të zëna dhe pas datës 1 nëntor 2012, subjekte të Aktit Normativ nr.3, datë 1.8.2012, “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara”, të aplikojnë në EKB drejtoritë respektive sipas modelit. Kërkesa duhet të depozitohet në drejtorinë respektive  nëpërmjet Postës Shqiptare nëpërmjet shërbimit postar rekomande me lajmërim marrje. Kjo formë dorëzimi përdoret për të dëshmuar afatet kur fillon detyrimi i EKB për lëshimin e njoftimit/konfirmimit dhe dërgimin e aktit në gjykatë. Ftohen pronaret e banesave të zëna të ndjekin këtë formë dorëzimi si i vetmi instrument ligjor që i garanton këtyre subjekteve transparencë dhe në çdo rast dëshmon si provë e pakundërshtueshme aplikimin e subjektit.

Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve bën të ditur në njoftimin e saj se qytetarët në faqen e ministrisë mund të gjejnë proçedurat që u duhen për këtë proçes, po ashtu mund të gjejnë dhe shkarkojnë edhe kërkesën tip që u duhet për të plotësuar.