Oligarkët urdhërojnë ‘rilindjen’ për prishjen e Teatrit Kombëtar

367
Sigal

Engjëll Musai, Drejtor i Gazetës Telegraf

Historiku i prishjes së Teatrit Kombëtar e ka zanafillën që nga koha kur Edi Rama ishte minister i Kulturës në qeverinë Nano. Të gjithë e kemi parasysh se si Rama debatojë ashpër fillimisht me artistët e TOB dhe më vonë me ata të Teatik Kombëtar , ish Teatri Popullor.

Duke qënë se Rama në atë kohë ishte një ushtuar i vogël i perandoris sorosiane, iniciativa e tij u bllokua nga grupi parlamentar i PS-së dhe Komisioni i Kulturës ku në krye të saj në atë kohë ishte kompozitori i madh dhe ikona e kulturës kombëtare Limoz Dizdari, i cili vendosi veton për mos lejimin e prishjes së Teatrit Kombëtar. Por një proverb e hershme thotë se “ krimineli kthehet sërish në vendin e krimit”.

Sigurisht që kjo fjalë e urtë indirekt tregon se ata që e piketuan prishjen dhe ndërtimin e kullave , kanë mënduar ditë e natë për ta prishur këtë vepër arti që lidhë jo vetëm dy shekuj por edhe shpirtin me artin, kulturën dhe traditën kombëtare. Ajo ndërtesë ruanë ëndrrat që mbajtën të ndezur dritën e shpresës për shqiptarët, vlerat e qindra dhe mijra artistëve, krijuesve dhe artëdashësve.

Brenda kësaj ndërtese ekzistojnë lotët, duartrokitjet, gëzimet por edhe hidhërimet e gjyqeve të diktaturës. Ndaj pas idesë së parë të Ramës si ministër i Kulturës në 1998-ën, në fillim të vitit 2018, rinisën debatet për ndërtimin e Teatrit me partner privat kur artistëve iu prezantua plani i Teatrit të ri Kombëtar por që pas tij do të ishin të paktën edhe katër kulla. Kjo solli përplasje të ashpër madje edhe artistët do të ndaheshin në dy kampe, ndërkohë që varianti i kullave u duk sikur u harrua.

Pas reagimit të shoqërisë civile, rezistencës së gjatë të artistëve, letrës së Europa Nostra dhe reagimit të BE-së që kërkonte transparencë, qeveria u tërhoq përkohësisht duke miratuar një komision të posaçëm për të prezantuar planin e Teatrit të ri Kombëtar. Por botimi dje në fletoren zyrtare për kalimin e pronësisë nga qeveria në pronsi të bashkisë tregon se Rama nuk tërhiqet dhe me sa duket subjektit privat të lakuar Fusha sh.p.k i lihet rruga e lirë për të përmbushur edhe këtë kontratë.

Gjithsesi ky veprim i papërgjegjshëm i Ramës, i cili do të mbahet mënd si shkatërruesi i Tiranës, me lejet e ndërtimit në zonat muzeale, lagjet karakteristike, uzurpimit dhe shkatërrimit të fushave dhe terreneve sportive, oborreve të shkollave, ngushtimit të rrugëve, shtesave dhe uzurpimit të lulishteve për llogari të oligarkëve të tij financiar dhe elektoral. Pikërisht këta oligarkë të brendshëm dhe porositës të jashtëm, sot janë fuqizuar dhe kanë arritur në atë fazë që atë e detyrojnë ta hedhi vallen, siç u intereson atyre, duke e shtyrë përditë në gropën e zezë që do të shënojë edhe fundin e turpshëm të karierës së tij politike.

Nga ana tjetër tentativat për prishjen e Teatrit Kombëtar, tregojnë edhe fasadën e demagogjisë së emrit të saj, pasi Rilindasit Kombëtar me penë dhe me pushkë luftuan për çështjen kombëtare. Ata shkrin pasuri për të bërë shtet, kurse rilindja e Ramës po shkrin shtetin për të bërë pasuri për vete dhe oligarkët që e mbajnë peng.