ODHIR nxjerr raportin paraprak për 25 prillin: Do të sjellim 250 vëzhgues

31
Sigal

OSBE-ODIHR ka publikuar sot raportin paraprak të vlerësimit të nevojave për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 25 prill.

Në raport thuhet se zgjedhjet do të zhvillohen në kontekst të mosbesimit të thellë mes qeverisë dhe opozitës.

Gjithashtu, raporti flet edhe për identifikimin biometrik të zgjedhësve, i cili është mirëpritur nga palët

“Zgjedhjet do të zhvillohet në sfondin e marrëveshjes politike të arritur në qershor 2020 pas një kohe të gjatë ngërçi midis forcave kryesore politike. Megjithatë, këto zgjedhje do të zhvillohen gjithashtu në kontekst të mosbesimit të thellë midis Partisë Socialiste në pushtet dhe opozitës së udhëhequr nga Partia Demokratike.”, thuhet në raport.

OSBE-ODIHR bën me dije se do të vijnë në Shqipëri për të ndjekur procesin 24 vëzhgues afatgjatë. Gjithashtu mësohet se do të vijnë edhe 250 vëzhgues afatshkurtër për ditën e procesit të votimit dhe numërimit në të gjithë vendin.