“O burra rrëmbeni armët”/ Ruçi përplaset me Berishën: Distancohu nga komunikime të tilla…

407
Sigal

Gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme ka patur akuza dhe kundërakuza të vazhdueshme midis përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Ish kryeministri Berisha ka marrë disa herë fjalën duke kunsumuar edhe kohën e disa deputetëve të djathtë pas përfundimit të kohës së parashikuar për të folur, i cili ka debatuar me disa deputetë të majtë .

Ajo çfarë ka tërhequr më së shumti vëmendjen është citimi që ka përsëritur disa herë Berisha duke thënë se “ose miratoni amendamentin ose përndryshe në rrugët e qytetit do ushtojë: O djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”.

Ruçi i ka tërhequr vëmendjen ish- kryeministrit duke thënë se nuk mund të përdoret një frazë e tillë në Kuvendin e Shqipërisë.

“Duhet të distancohemi të gjithë nga kjo gjuhë komunikimi. “O burra rrëmbeni armët. Ja vdekje ja liri”, është një frazë partizane e cila nuk mund të përdoret në Kuvend”.

Por kjo u kundërshtua nga deputetët e djathtë në sallë duke i thënë se këtë frazë e kanë përdorur rilindasit e jo partizanët.

Ruçi e pranoi duke thënë se, shprehje të tilla janë të dënueshme dhe të papranueshme.