“Nxehen gjakrat” në PS, Erjon Braçe: Koço Kokëdhima, “një pusht në politikë”!

432
Akuzat ndaj Bashkisë së Divjakës se merr taksa dhe nuk ofron shërbime, aludimet se Erjon Braçe u përfshi në investimet e Lagunës së Karavastasë apo ironia me veshjen, që iu përmend nga gazeta Shekulli, kanë ngacmuar edhe këtë mëngjes deputetin. Në një status ku nderon punonjësin e vrarë të OSHEE-së, Erjon Braçe devijon në fund dhe i përvishet në sharje Koço Kokëdhimës. Deputeti thotë se njësoj si punonjësi i OSHEE-së në Shkodër, ai përpiqet që në Divjakë të paguhen taksat. Përballë ka njerëz që e nxisin paligjshmërinë. Këtu kalon tek Koço Kokëdhima dhe kujton sulmin që iu bë nga “qehajai i një pushti në politikë”. Në këtë rast, qehajai rezulton të jetë kryeredaktori i gazetës Shekulli, ndërsa pushti, vetë Koço Kokëdhima.
“Pardje, qehajai i nje pushti ne politike, me shquante si spahi-taksambledhes turk, sqaronte.
E perse?
Sepse ju dola zot punetoreve qe mbledhin detyrimet ligjore te papaguara prej vitesh!
Kjo kulture eshte!
Ka politikane qe e kane ne maje te gjuhes:
MOS E ZBATO LIGJIN!
Kjo eshte gjuha e gjate kriminale qe vret njerez te shtetit!” shkruan Erjon Braçe.
Sigal