Numërohen 20 kuti në Laç! PD-ja udhëheq thellë me mbi 1 mijë vota diferencë, 85 vota shpallen të pavlefshme

Janë numëruar 20 kuti votimi në Laç, nga 74 që janë në total. Nga rezultatet e deritanishme, mësohet se Partia Demokratike udhëheq thellë me 3 mijë e 467 vota, ndërsa pas saj, vjen Partia Socialiste. PS-ja ka 2 mijë e 735 vota.

E treta në radhë vjen Lëvizja Socialiste për Integrim me 748 vota.  85 vota janë shpallur të pavlefshme. Pritet që numërimi në Laç të përfundojë nesër pasdite.

Sigal