Numërimi në Shkodër, Ademi mban qytetin, Bazhdari shpreson tek komunat

383
Sigal

Në Shkodër numërimi nisi me vonesë paraditen e sotme. Nga 245 Qendra votimi deri në orën 21:50 janë numëruar 111 qendra votimi nga 245
Deri tani trendi i fitores është për Voltana Ademin e koalicionit të djathtë, e cila deri tani kryeson me 18247 vota kundrejt 12496 votave që ka Keti Bazhdari deri tani.
Në QV që i përkasin pikës turisitike Shirokë Zogaj Voltana Ademi ka fituar me 1-2 vota
Voltana Ademi ka mbajtur lagje të Shkodrës të cilat janë bastione të së djathtës Kirasi dhe Dërguti.
Në një një pjesë të lagjve të qytetit dukshëm është në epërsi
E majta shpreson tek komunat të cilat kanë dhe numrin e votuesve më të mëdhenj. Janë 110 QV që nuk kanë nisur ende numërimi . Shpresat e të majtëve janë komunat Rrethina, Ana e Malit, Velipoja e Bërdica. Ende nuk ka nisur numërimi I votave të këtyre komunave të cilat i përpkasin KZAZ 2
Në Postribë, zonë e njohur si bastion i djathtë Voltana Ademi ka fituar me një diferencë të ngushtë 50 vota.