Nuk ta kam borxh talljen z.Kryeministër

1107
Sigal

Prof. Dr. Tritan Kalo zbardh mashtrimin e kryeministrit: Vendi do mbetet pa mjekë të mirë-kualifikuar

 Nga 2013-ta nuk kam rritje page. Nuk ta kam borxh talljen

Mjeku i mirënjohur Prof. Dr. Tritan Kalo e ka cilësuar si një tallje të kryeministrit Rama premtimin e tij për t’u rritur rrogat me 10 për qind mjekëve., Prof. Dr. Tritan Kalo shkruan se Rama është tallur me mjekët dhe pavarësisht se do i rriste me 10 për qind pagat, asgjë deri më tani nuk është reflektuar në llogarinë e tyre të pagave. “TALLJEN nuk ua kemi për borxh….Prej Nëntorit 2018 nuk pushuan së reshturi tamtamet qeveritare për rritjen më të madhe të pagave, prej 10% që prej fillimeve të zhvillimeve Demon-kratike në vendin tonë, efekti i së cilës do të reflektohej në pagën e muajit Prill 2019….” U mbars mali dhe nuk polli së paku edhe një mi”, dhe e gjitha kjo tamtamajë rilindëse përfundoi në rritjen prej ZERO qindarkash të pagës sime, që jam i sigurt se pasqyron edhe pagat e mijëra e mijëra gojëkyçurve/oportunistë/konformistë…. Për të mos dyshuar se bëhet fjalë për një shkrim të një “Kadriu” të “Mediave të Kazanit”, media të cilat kanë mbi 1.5 vite që mi kanë mbyllur dyert e tyre, dhe të bazuar në hamendësi, keni këtu të bashkëngjitura. VKM-në, 2- Shtesën e pagës për një Mjek Infeksionist, si dhe 3- Dokumentin Bankar ta pagës sime për muajin Prill 2019….Me përgjegjësi morale dhe juridike ju them sa këtë pagë unë firmos prej shumë e shumë vitesh, dhe ajo NUK është ndikuar në rritjen e saj aspak ose vetëm “një kafe”, nga VKM-të e pas 23 Qershorit 2013, gjoja se “mjekëve me tituj shkencorë nuk u rritet paga”, EDHE pse po në këto VKM flitet për një shtesë page prej 8.000 lekësh për Mjekët Infeksionistë…. Ne nuk qenkemi mjekë si të tjerët, dhe përpjekjet tona për t’u kualifikuar më tej qenkan të ndëshkueshme në sytë e kësaj Qeverie.….Ku janë ato pagat e njëjta me mjekët gjermanë, për të cilat na flet KM-ja…..O tempora, o mores….Me këtë politikë vlerësuese të punës dhe përpjekjeve të ndërgjegjësuara të MANTELBARDHËVE, nuk do të jetë e largët dita që në tregun e punës së Shëndetësisë Publike dhe jo vetëm, vështirë se do të mbeten mjekë të mirë-kualifikuar për të mbuluar nevojat e Përkujdes mjekësor ndaj popullatës.….Ju faleminderit që ja mbërritët t’ua ktheni shqiptarëve në fytyrën e tyre ato 1.000.000 shuplakat e 23 Qershorit 2013, të cilat ata jua ofruan për të goditur me to fytyrë-nxirët e Korrupsionit, të Krimit, të Keq-qeverisjes, të Nepotizmit, të Grabitjeve të pasurive kombëtare, të Kanabizimit të vendit, të Pasigurisë për jetën, të Legalizimit të pronave të grabitura, të zëna apo të vjedhura, të Emigrimit të detyruar nga pamundësia e punësimit si dhe mungesa e zhvillimeve të qëndrueshme ekonomike të vendit, etj, etj…..Quo vadis Shqipëria ime!