Nuk rehabilitohet nga Bashkia “Monumenti i Pavarësisë”. Çollaku: Akt hipokrit

481
Partia Demokratike shprehet sot mbi “Monumentin e Pavarësisë” në Tiranë, vepër arti të cilën së fundmi Bashkia ka vendosur ta mirëmbajë.
Sipas Kreshnik Çollakut, kryetari i ri i bashkisë, Erjon Veliaj ka ndërmarrë një akt hipokrit.
Çollaku shprehet se pasi qeveria e la në mëshirë të fatit monumentin e inauguruar nga e djathta, duke lejuar madje dhe vandalizmin, siç shprehet ai, sot ish-ministri vendos të mos lejojë më degradimin e veprës së artit.
“Pas shëtitjeve me autobuz, kryetari i ri i bashkisë ndërmeër një akt tjetër po aq hipokrit.
Monumenti i Pavaresisë në bulevardin e Tiranës është objekt nën patronazhin e Ministrise se Kultures dmth qeverisë qendrore. Detyrimin për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tij e ka qeveria si për cdo objekt tjeter të së njëjtës natyre.
Ngjan hipokrite perpjekja per rregullim e mbrojtje te monumentit sot nga ish Ministri kryebashkiak, nderkohe qe po qeveria e tij nuk e mbrojti dhe lejoi vandalizimin e monumentit.
Ministri i Rendit nuk mund te mos e shihte degradimin e monumentit , vetem 30 metra nga zyra e tij. Policia e Saimir Tahirit pervec “heroizmit” ne shume sektore te tjere mund te mbikqyrte gjithashtu, monumentitn ne Bulevard te Tiranes. Mbikqyrja nuk kishte nevoje per heroizem te madh.
Por monumenti kishte nje problem per qeverine, ministrine e Kultures, te Rendit dhe per ish ministrin sot kryebashkiak. Monumenti i ndertua ne kohen e Sali Berishes, dhe prandaj duhej vandalizuar. Monumenti u celebrua nga Lulzim Basha, kreu opozites dhe kryetari bashkise ne ate kohe dhe meqenese duhej shkaterruar vandalizuar dhe bllokuar cdo gje ndertuar nga kundershtaret,monumenti nen hunden e ministrit te Rendit u lejua te degradoje.
Sot ish ministri kryebashkiak kujtohet per monumentin. Mire ben,me mire vone se kurre, edhe pse keto kohe te hash turpin me buke nuk eshte ndonje sakrifice e madhe. !!”, shprehet Çollaku.
Sigal